• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai nuk i flet të bijës prej 15 vitesh… sepse ajo zgjodhi njeriun që donte dhe jo…

by Java News
26/02/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E Diela Shqiptare” që vjen në ekranin e Televizionit Klan çdo të diel, solli në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e një vajze me babain e saj, të cilët kanë humbur 15 vite nga jeta e tyre pa u takuar, për shkak të një zakoni në një fshat të Tropojës. Vitoria rrëfen historinë e saj në studio dhe i kërkon falje të atit, pasi i ka thyer zemrën.

“Unë kam 15 vite që jam martuar dhe nuk shkoj tek familja sepse kam marrë burrin me dëshirën time dhe familja ime nuk e donte. Ne kemi qenë komshinj, pra jemi lindur dhe rritur aty dhe mbajmë të njejtin mbiemër. Arsyeja që babait tim nuk ka pëlqyer kjo lidhje e imja është se jemi rritur në një vend, pasi tradita e zonës së Tropojës kështu e ka.”

Ajo më pas rrëfen në studio për njohjen me bashkëshortin e saj. Që në moshë të vogël ajo u dashurua me djalin e lagjes dhe për një kohë shumë të gjatë e kanë mbajtur të fshehtë dashurinë e tyre. Papritur një ditë u larguan nga shtëpia dhe erdhën në Tiranë. Nga kjo dashuri lindi një djalë, por kanë kaluar kaq vite dhe prindërit e Vitores ende nuk e kanë parë djalin 8 vjeçar. Ajo kurrë nuk e ka marrë guximin që të shkoj të takoj me babain e saj gjatë këtyre viteve. Pas dy viteve që u largua nga shtëpia lidhi sërish kontaktet me familjen dhe personi i parë ishte nëna, të cilën prej gjashtë muajsh nuk e ka më, pasi ka ndërruar jetë.

“E kam takuar në qytet në Bajram Curri, fshehurazi babit. Ajo më pranoi për këtë lidhje, por kishte frikë babin.”

Kur në jetë erdhi djali i Vitores, asnjë nga familjarët e saj nuk ishin të pranishëm për t’i qëndruar pranë në momentet më të bukura të jetës. Ata e kanë marrë vesh kur vetë Vitorja i ka njoftuar nëpërmjet telefonit, që është bërë me djalë. Gjatë këtyre 15 viteve në familjen kur Vitorja është lindur dhe rritur deri në moshën 16 vjeçare kanë ndodhur shumë gëzime ku vëllezërit dhe motrat e saj janë martuar dhe ajo nuk ka mundur dot të gëzojë bashkë me to. Ajo nuk ka mundur të jetë as edhe në ceremoninë mortore të nënës, për ta përcjellë drejt banesës së fundit. Një kalvar mundimesh e kanë mbërthyer Vitoren gjatë këtyre 15 viteve edhe pse me Kujtimin, bashkëshortin e saj ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por prindi kurrë nuk mund të harrohet pavarësisht zgjedhjeve që bëjmë në jetë.

Ajo kërkon babain, që ta fali dhe e pranon që ia ka thyer zemrën, por dashuria për të është shumë e madhe. Janë 15 vite që nuk kanë asnjë kontakt me njëri- tjetrin vetëm për shkak të zakonit, që Vitorja e theu. Çdo ditë e më tepër ia ndjen mugesën saqë edhe në gjumin e trazuar e sheh nëpër ëndrra, por ai edhe aty i largohet. Ajo zgjodhi këtë format si formën më të mirë për ta parë babain e saj, për ta përqafuar, për t’i kërkuar falje për “rregullin që theu”, për t’i thënë se sa shumë e do, por Martini zgjodhi të mos ishte i pranishëm në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Njëlloj si përpara 15 vitesh, Vitorja gjendet sërish e vetme edhe pse e hodhi hapin e parë për tu pajtuar me babanë. /tvklan

Next Post
VIDEO/ Lyen me krem modelen, por i “rrëshket” dora… (ja çfarë reagimi i përplaset në fytyrë)

VIDEO/ Lyen me krem modelen, por i "rrëshket" dora... (ja çfarë reagimi i përplaset në fytyrë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Korrik 2026

July 16, 2026
Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

July 16, 2026
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

Deklarata skandaloze e ministres serbe për Kosovën, Berisha: Të shpallet non grata

July 16, 2026
“SHBA-të nuk mund ta fitojnë luftën me Iranin vetëm nga ajri”

“SHBA-të nuk mund ta fitojnë luftën me Iranin vetëm nga ajri”

July 16, 2026
Opozita bojkoton interpelancën Braçe-Peleshi, betohet deputetja e re e PDIU

PD vijon bojkotin, zbulohet porosia e Ballës për deputetët socialistë: Qëndroni në Tiranë

July 16, 2026
Deklaratat për shqiptarët, Paunoviç: I kërkoj falje vetëm Vuçiçit! Non-grata nga Kosova? Kam tre vite që s’më lejojnë të shkoj

Deklaratat për shqiptarët, Paunoviç: I kërkoj falje vetëm Vuçiçit! Non-grata nga Kosova? Kam tre vite që s’më lejojnë të shkoj

July 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga 1 janari 2021: 22.5% rritja e çmimeve, 51.6% rritja e pagave, 24.7% rritja e pensioneve

July 16, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Beqaj: Kuvendi duhet të hetojë zbatimin e gabuar të konceptit të “funksionarit të lartë”

July 16, 2026
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji

July 16, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In