Një 48-vjeçar nga Fieri i është drejtuar policisë së këtij qyteti ku ka denoncuar largimin nga banesa të vajzës së tij. Shtetasi në fjalë deklaroi para oficerëve se vajza ka mbi 2 muaj që është larguar në drejtim të Sarandës.
Ai dyshon se vajza atje abuzohet dhe shfrytëzohet për prostitucion. 48-vjeçari akuzon për këtë histori një vajzë nga Sarandë me inicialet V.K.
Sipas babait të vajzës së larguar nga banesa, kjo shtetase 25-vjeçare strehon vajzën në banesën e saj ku i çon klientë. Ndëkrohë uniformat blu kanë nisur verifikimet mni këtë kallëzim të bërë nga 48-vjeçari./a.m.