• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANSA: Shqipëria në ritmin e azzurrëve

by A R
06/09/2016 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria kishte pothuajse 15 minuta për të mbyllur llogaritë me Maqedoninë praktike dhe për të siguruar tri pikët e para në rrugën drejt kualifikimit në fazën finale të Botërorit 2018, që do të zhvillohet në Rusi.

Ndeshja e djeshme u ndërpre në rezultatin 1-1 për shkak të një stuhie shiu në stadiumin ”Loro Boriçi”, në Shkodër, që ishte aq e fuqishme sa arbitri dhe lojtarët mezi i mbanin edhe sytë hapur.

Skuadrës së stërvitur nga Gianni De Biasi i mjaftoi minuta e parafundit për të mposhtur rezistencën e maqedonasve, firmosur nga Balaj në minutën e 89-të, me një devijim me kokë të krosit të Memushajt nga e majta, për të mbyllur llogaritë dhe për t’iu bashkuar Italisë dhe Spanjës në krye të grupit G.

Sadiku i kaloi në avantash shqiptarët pas nëntë minutave lojë, ndërkohë që Alioski barazoi në të 51-tën minutë.

“Mund të thuhet se Maqedoninë e mundëm për 15 minuta. Kjo ndeshje mund të ndahet në dy pjesë… Sidoqoftë Maqedonia është një skuadër e mirë, e krijuar nga lojtarë shumë të rrezikshëm, sidomos duke filluar nga mesfusha dhe sulmi”, thotë Gianni de Biasi.

Shqipëria po ndjek ëndrrën e ndaluar të kualifikimit në një kampionat botëror, pasi bëri të vetën kualifikimin në një kampionat evropian si ai i Francës, ku humbi dy ndeshje, kundër Zvicrës dhe Francës, dhe fitoi kundër Rumanisë.

Më 6 tetor, Shqiponjat do të ndeshen në Lihtenshtejn, që dje u shpartallua nga Spanja e Lopeteguit (8-0) dhe mund të shfrytëzojë takimin Itali-Spanjë që mund të dalë në barazim për t’u renditur në krye të grupit.

Edhe kjo do të ishte një fitore e vogël për Shqiponjat./a.m.

Next Post
Hapi i madh/ Shkencëtarët kanë gati testin që i paraprin simptomave të kancerit

Hapi i madh/ Shkencëtarët kanë gati testin që i paraprin simptomave të kancerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

July 22, 2026
Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

July 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

July 22, 2026
Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

July 22, 2026
Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

July 22, 2026
Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

July 22, 2026
Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

July 22, 2026
Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

July 22, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

Plutarku në “jetë paralele” dhe partitë politike në Shqipëri!

July 22, 2026
Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In