• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai i Kosovës” dhe fëmija i tij plangprishës

by Mero Baze
03/07/2023 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një miniushtri me fëmijë nga Kosova me emrin Bill e Hillary Clinton, rrethuan ish Presidentin e SHBA në shkallët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mos ju ndarë deri në fund të ceremonisë ku I dhuruan dhe dekoratën e dhënë nga qeveria shqiptare.

Dikush prej tyre ishte ende fëmijë, të tjerë të rritur, dikush kadet police apo pjesëtar I forcave të armatosura të Kosovës, dikush në Norvegji por të gjithë bashkë dëshmitarë të vetëdijes që ka lënë në historinë e Kosovës Presidenti Bill Clinton.

Në këtë detaj emocional që dominoi ceremoninë e pritjes së Presidentit Clinton, ka një të vërtet të madhe, që nuk e zhbën dot asnjë qeveri dhe asnjë kryeministër në Kosovë apo Shqipëri kundër SHBA.

Shikoj se shumë mbështetës të Albin Kurtit, po përpiqen ta godasin vizitën e Presidentit Clinton , si një përpjekje për të goditur politikën e sotme të Albin Kurtit kundër SHBA. Dhe kjo është një gjë më e rënd se vet politika e Albin Kurtit.

Problemi që ka Albin Kurti është se nuk I mjafton që po bën një politikë të qarët antiamerikane dhe antiperendimore në Kosovë, por do që dhe SHBA ti nënshtrohet politikës së tij duke hedhur në erë investimin më të madh të saj në historinë e re politike për formimin e një shteti si Kosova.

Bill Clinton e quajti marrëzi atë që po ndodh në Kosovë dhe bëri thirrje ti hapet rrugë tolerancës dhe zgjidhjes së situatës pa tension. Dhe këtë ua kërkoi shqiptarëve, atyre të cilët 24 vjet më parë u doli në krah kur serbët deshën ti zhdukin.

Ajo skenë me ata fëmijë me emrat Bill Clinton e Hillary Clinton dhe ata njerëz që ndoqën për gati dy orë ceremoninë e pritjes së Presidentit Clinton, përfshi dhe fjalimin e tij, mund ti jenë dukur Albin Kurtit më të vështira se barrikadat në Veri të Kosovës.

Dhe nuk ka faj.
Ajo skenë I rrëzon së pari alibinë e një SHBA armike, pasi ai që quhet “babi” I shtetit të Kosovës Bill Clinton, foli qartë kundër tij. Nuk është se Albin Kurti e ka besuar Bill Clintonin më 1999, pasi dhe atëherë njësoj si sot mendonte, por atëherë ishte njeri në rrugë, ndërsa sot bën dëm se flet në emër të Kosovës.

Pritja e Tiranës i rrëzon po ashtu albinë e shtetit armik të Shqipërisë pasi gjithë regjia e takimit të Edi Ramës me Bill Clintonin ishte në funksion të Kosovës. Fëmijët e ftuar me emrat e clintonëve, citimi Fjalimit të Presidentit Clinton më 24 Mars 1999, kur nisën bombardimet e deri tek fjalimi I vet presidentit, e kishin vëmendjen tek Kosova.

Kjo natyrisht që e lë pa tekst Albin Kurtin I cili kërkon ta njehsoj Shqipërinë me Serbinë në retorikën e  tij dhe qe me tepër qe përpiqet ta përdor Shqipërinë për te goditur Perëndimin. E vërteta në mes të Bulevardit është se Shqipëria dhe SHBA janë në një gjatësi vale, në një mendje dhe në një hap për Kosovën dhe Edi Rama i foli atij me gjuhen e SHBA, madje te amerikanit qe e quajnë “Babai” i Kosovës.

Por mbi të gjitha kjo pritje tregon, se SHBA ka mbjell në Kosovë jo vetëm historinë e shtetit të Kosovës, por dhe një gjeneratë adhuruesish gjenetikë të SHBA, të cilët u kanë vënë emrat e çlirimtareve, fëmijëve të tyre.

Dhe përpara se Albin Kurti të bëhet gati për luftë me SHBA duhet të bëhet gati për luftë dhe me gjithë “Billclintonët” e Kosovës. Me fëmijët që mbajnë emrin e tij, përballë një fëmije plangprishës si Albin Kurti, që mendon se mund të zhbëj Kosovën e tij.

Next Post
A do t’i riktheheni politikës? Bregu: Se çfarë sjell e nesërmja, do ta shohim, ka kohë. Problem opozita e ndarë…!

A do t’i riktheheni politikës? Bregu: Se çfarë sjell e nesërmja, do ta shohim, ka kohë. Problem opozita e ndarë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

February 23, 2026
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

February 23, 2026
BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In