• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai i kandidatit të PS, shef te burgu”, Shkëlqim Hoxha i Rrogozhinës: Do kërkoj rivlerësim të votave, nuk e njoh rezultatin

by Java News
16/05/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës Shkëlqim Hoxha, i cili humbi pas përmbysjes së rezultatit në kutinë e fundit ku votuan të burgosurit e IEVP Rrogozhinë dhe rivali i tij doli me 23 vota më shumë ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin dhe do kërkojë hetim për kutinë e fundit dhe votat e pavlefshme.

Në një prononcim me News24 që sjell “BalkanWeb” të zbardhur, Hoxha tha se kjo kuti është një kuti komplet anonime, me zero transparencë, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur, nuk dihet se kush ka votuar dhe se ai nuk apo përfaqësuesit e tij nuk kanë pasur asnjë akses.

“Është një sensibilizim për situatën dhe atë çfarë ka ndodhur gjatë procesit të numërimit. Pasi përfunduan të gjitha kutitë në të gjithë bashkinë Rrogozhinë dhe kur unë kryesoja me 57 vota para, doli asi nën mëngë që ishte kutia e burgut që përmbysi gjithçka dhe e nxori rivalin me 23 vota para.

Por kjo kuti është një kuti komplet anonime, me zero transparencë, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur, nuk dihet se kush ka votuar, kujt i lejohej, kujt nuk i lejohej, kush ishte komisioner. Ka zero transparencë sepse ne nuk kemi pas asnjë akses, asnjë lloj mundësie për të qenë”, deklaroi Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

Ai theksoi më tej se për më tepër ka konflikt interesi, pasi babai i kandidatit është shef regjimi në policinë e burgut dhe po ashtu kunati i tij punon infermier në burg.

“Ne nuk e dimë a kanë votuar ata që ishin në listë, a kanë votuar. A iu takon të votonin të gjithë sepse në zgjedhjet e kaluara ishin 56 vetë që votuan, tani 110. Ka konflikt interesi aq më tepër që babai i kandidatit është shef regjimi në policinë e burgut. Kunati që ishte komisioner është infermier në burg, pra aty ka një konflikt të pastër interesi. Aq më tepër kur kandidati tjetër ka mundësinë që të shkojë në zyrën e drejtorit të burgut, të thërrasë të burgosurit në zyrë dhe të bëjë fushatë dhe për këtë ka dhe një hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pra ata kanë pasur akses, kurse ne zero. Kam tentuar të lidhem me drejtorin e burgut, asnjë përgjigje.
Në qoftë se me një kuti të manipuluar duhet të vendosë kush ta drejtojë bashkinë ok jam dakord, por ndoshta do ishte më mirë të shkonte drejtor burgu dhe të na e linte bashkinë ne, verdikti i popullit të shkonte në vend. Është totalisht e manipuluar kutia e fundit. Do ndjek çdo rrugë ligjore që më takon.
Transparencë dhe hetim për kutinë e burgut. Do kërkoj rivlerësimin e votave të pavlefshme sepse janë 278 vota të pavlefshme dhe ato janë manipuluar. Është shprehur vullneti, por i kanë bërë shenja për t’i shpallur të pavlefshme. Nuk e njoh rezultatin. Do njoh atë rezultat që do të dalë pas këtyre verifikimeve”, tha Hoxha.

/s.f

Next Post
Rama pjesë e posterave në fushatë/ Veliaj “zbërthen” mesazhin, ja si e shikon garën e 14 majit

Veliaj për humbjen e opozitës: Berisha-Meta morën më pak vota se Lul Basha në 2011, kur bashkia ishte me e vogel si territor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

October 7, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com