• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Azil i përkohshëm, ndryshe është e pamundur”

by Lorenc Vangjeli
02/02/2016 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalët e kancelares Merkel, se azili në Gjermani ka edhe fund, janë një mesazh i qartë sidomos për veshët e gjermanëve, mendon Volker Wagener.

Angela Merkel po vazhdon rrugën si qetë në pendë. Me shumë hapa të vogla, ajo po përpiqet të mbrojë dogmën e saj të kufijve të hapur. Tabu është edhe kërkesa për një kufi maksimal për refugjatët. Ajo nuk heq dorë nga asnjëra. Por poshtë këtyre “teorive të pastra” kancelarja po luan prej kohësh me të dhjetë gishtat në tastierën e korrigjimit të politikës. Ajo është zëri i “sikurse edhe” që po tingëllon. Këmbëngul në njërën, pa hequr dorë nga tjetra.

Po të mos qe gjendja kaq serioze mund të flitej për një shfaqje të madhe. Vendosmëria për të mos hequr dorë nga parimi i kufijve të hapur e bën atë individ politik në Evropë, ku askush nuk e ndjek apo e ndihmon. Dhe tani edhe brenda radhëve të unionit të saj partiak rrezikon një puç.

Mesazh me prapamendim

Fakti që Merkeli u kujton refugjatëve sirianë të luftës se së shpejti do të kthehen në vendlindje, nuk ka të bëjë me ndonjë korrigjim kursi. Merkeli po bën shumë për ta ulur ritmin e rrymës së emigrantëve dhe për shpërndarjen e tyre në Evropë, sikurse dhe për dëbimin e refugjatëve ekonomikë apo atyre që bëjnë vepra penale. Vetëm me masa të tilla mund ta justifikojë ajo kundrejt qytetarëve politikën e kufijve të hapur.

Volker WagenerVolker Wagener

Mesazh i qartë ndaj gjermanëve të shqetësuar – por në radhë të parë ndaj unionit CDU/CSU – është përmendja e faktit se rreth 70% e refugjatëve të ardhur në vitin 1970 nga ish-Jugosllavia u kthyen në vendlindje. Merkeli ka nevojë për kohë dhe për të fituar kohë u ofron kritikuesve të saj një perspektivë. Ajo po punon që të ulet numri i refugjatëve. Që ata që nuk plotësojnë kriteret e Konventës së Gjenevës apo të ligjit gjerman për azilin do të dëbohen, kjë është një gjaë tashmë e vendosur. Por duhet të praktikohet me vendosmëri. Ata që kanë të drejtë të rrinë në Gjermani nuk konsiderohen më si qytetarë të rinj, por si mysafirë për një kohë të caktuar. Kursi është i qartë. Merkeli duhet ta bëjë zemrën të vogël. Në rast se jo rrezikon një infarkt politiko-shoqëror.

Vendimi në pranverë

Javët e ardhshme priten shumë ngjarje të rëndësishme. Zgjedhje në tri lande federale që po duken aq të rëndësishme si të jenë zgjedhjet federale. CDU po gërryehet, partia simotër CSU është kthyer në armikun më të madh të Merkelit dhe partneri i koalicionit SPD po bëhet verbalisht gjithnjë e më agresive. Ndërkohë edhe BE-ja po atomizohet. Dhe gjithçka ka një shkak: politika e Merkelit ndaj refugjatëve. Pa aleatë kancelarja nuk mund ta përballojë sfidën historike të dyndjeve të mëdha të njerëzve. Dy samitet e BE-së më 18-19 shkurt dhe 17 mars janë ndoshta mundësitë e fundit për t’i mbajtur kufijtë e Evropës të hapura. Nëse jo, zona Schengen do t’i takojë historisë.

Jo fundi i kulturës së mikpritjes, por vetëm një sqarim

Kritika ashpër nga radhët e të Gjelbërve në lidhje me fjalët e Merkelit, se azili në Gjermani ka edhe fund, është e gabuar. Këtu nuk është fjala për fundin e kulturës së mikpritjes. Fjala është për një reagim të domosdoshëm ndaj realiteteve që ndërkohë janë bërë të frikshme. Nëse në fillim qe fjala vetëm për të shpëtuar refugjatët e luftës, tani është në rrezik paqja shoqërore në Gjermani. Dhe kohezioni i Bashkimit Evropian gjithsesi. Politika e Merkelit ndaj refugjatëve sjell me vete sfida. Përballimi i tyre duke mps vënë në rrezik vënë stabilitetin në Gjermani dhe Evropë, është art i madh politik. Dhe këtë Angela Merkel nuk mund ta përballojë dot gjatë. Por kjo është ende e mundur./DW

Next Post

LSI pritet të ketë zgjedhje brenda strukturave, garohet edhe për kreun e partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

October 25, 2026
“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

October 25, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Kursi i këmbimit valutor/ Ja me sa blihen dhe shiten sot euro, dollari dhe paundi britanik

October 25, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

October 25, 2026
Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In