Azerbajxhani është radhitur si vendi më i keq në Evropë për të jetuar nëse je homoseksual, biseksual, transgjinor apo interseksual.
Indeksi i organizatës evropiane ILGA-Europe Rainbow radhit 49 shtete evropiane bazuar në ligjet, politikat dhe praktikat që ndikojnë në jetën e komunitetit LGBT.
Vendet me pikët më të ulëta në këtë indeks janë të gjitha nga ish-blloku Sovjetik: Armenia, Rusia dhe Azerbajxhani. Vendet që e kryesojnë këtë indeks janë Malta, Belgjika dhe Britania e Madhe, citohet Express. (b.an)