• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte akuzuar për korrupsion, ish efektivi arrestohet për trafikim droge së bashku me të birin

by Java News
11/05/2016 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-efektivi i policisë rrugore i pezulluar dhe i proceduar penalisht, tri muaj më parë për akuzën e mitmarrjes, arrestohet për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij i dyshuar s ii përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Altin Çela, 43 vjeç, si dhe Xhon Çela 21 vjeç, të dy banues në Kamëz, u arrestuan nga policia këtë të hënë pasi atyre iu kap dhe iu bllokua një sasi lënde narkotike.

Ata u kapën pasi fillimisht janë konstatuar me dy doza me lëndë të dyshuar “Cannabis Sattiva”, që mësohet se ishte përgatitur për t’u shitur.

Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e ish- efektivit të policisë rrugore në Kamëz, u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 qese farmacie, me 45 gramë marijuanë, 7 granata dore difensive, 6 ndezës detonatorë me mashë si dhe 12 copë krëhëra me fishekë.

Nga hetimet e policisë, është ngritur dyshimi se ish- polici, bashkë me të birin mund të merreshin me shitje të lëndëve narkotike, kryesisht marijuanë në zonën e Kamzës, shkruan report tv. Ish- efektivi i policisë Altin Çela u arrestua më tepër se tre muaj pas pezullimit të tij, si person i dyshuar për mitmarrje, ndërsa ishte në shërbim si punonjës i policisë rrugore.

Ai ishte filmuar duke marrë ryshfet nga një drejtues mjeti, duke mos i vënë këtij të fundit gjobë. Menjëherë pas denoncimit të tij, Çela u pezullua nga detyra dhe u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku edhe iu komunikua masa e pezullimit. Pas kësaj mase kreu i Policisë së Shtetit vendosi edhe përjashtimit nga rradhët e uniformave blu të Çelës.

Ndërkaq ndaj tij në prokurorinë e Tiranës, u referua materiali për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Tashmë kjo çështje është në hetim në prokurorinë e Tiranës. javanews/ a.k

Next Post

Shoferi i dehur humbet makinën e funeralit me gjithë trupin e vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In