• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Axhenda’ e 2023/ PD betejë politike kundër investitorëve strategjikë, bllokim të pranimit të kërkesave të reja: Fuqizohet PS e pengohet integrimi

by Java News
27/12/2022 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do ta nisë betejën politike në vitin 2023 kundër ligjit për investimet strategjike, me pretendimin se ky ligj pengon integrimin në BE si dhe favorizon njerëz të lidhur me Partinë Socialiste. Pas rrëzimit të trefishtë në maj-qershor të këtij vitit, të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, deputetja Jorida Tabaku ka depozituar një projektligj në Kuvend, për bllokimin e aplikimeve për fitimin e statusit investitor strategjik. Nisma ligjore parashikon që pas datës 1 janar 2023 të mos pranohet asnjë kërkesë nga subjektet private për t’u shpallur investitor strategjik, status i cili mundëson pronë publike falas për 99 vjet, lehtësim të procedurave, zerimin e taksës së infrastrukturës, zerimin e taksës së pronës si dhe zerimin e taksës së fitimit për 10 vjet.

Deputetja Tabaku thekon se nga ligji po përfitojnë personazhe pranë PS-së, duke përmendur rastin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Gazmend Paja, i cili ka përfituar 133 mijë m2 tokë në Dhërmi si dhe ish-deputetin socialist Artan Gaçi. Tabaku thekson se ligji dëmton konkurrencën e lirë dhe si i tillë, sipas saj, pengon procesin integrues. Në relacionin shoqërues, zonja Tabaku pretendon gjithashtu se ka asnjë garanci se ligji mund ta kthejë vendin në një lavatriçe të pastrimit të parave.

“Kompani dhe personazhe të dyshimtë, në bashkëpunim me qeverinë, kanë përdorur mekanizmat që ofron ky ligj, për të përfituar apo marrë nën administrim pasuri të rëndësishme, pa asnjë lloj gare, transparence apo konkurrence. Kjo sigurisht në dëm të interesit publik, por edhe të vetë tregut të lirë, pasi investitorë të tjerë vendas apo të huaj detyrohen t’i nënshtrohen procedurave konkurruese, të paguajnë ë gjitha detyrimet tatimore…. Në vlerësimin tonë, ligji aktual paraqet problematika në raport me rregullimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, nenet 71 dhe 74 të së cilës sanksionojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit në të gjitha llojet e kontratave publike. Pikërisht, në momentin që ndodhet Shqipëria, pas hapjes së negociatave, aplikimi i një ligji që krijon problematika në raport me Marrëveshjen kuadër të Shqipërisë me vendet e Komunitetit Evropian, do të ishte mesazhi me i gabuar që iu dërgohet shteteve anëtare”.

Ligji për investimet strategjike u miratuar nga Kuvendi në vitin 2015, me qëllim për të tërhequr investime të mëdha në Shqipëri, në këmbim të lehtësirave. Shtatë vite më vonë ka diskutime nëse ky qëllim është arritur apo jo. Nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, dy kanë ardhur nga jashtë, katër janë investime të përbashkëta dhe 29 investime janë vendase./shqiptarja.com

 

 

Next Post
Erëra lufte në Kosovë? Ramabaja: Ata kanë vënë në lëvizje ushtrinë të niset drejt Kosovës

Erëra lufte në Kosovë? Ramabaja: Ata kanë vënë në lëvizje ushtrinë të niset drejt Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com