• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati: Shqipëria dhe Turqia mund të kenë garantuar lirimin e Thaçit nga paraburgimi

by Java News
23/07/2021 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Taulant Hodaj dy shtete të treta, që kanë ofruar garanci për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga paraburgimi mund të jenë Shqipëria e Turqia.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes një parashtrese drejtuar gjykatësit paraprak, ka bërë të ditur se dy shtete të treta kanë garantuar për lirimin e përkohshëm të tij në territoret e tyre, duke kërkuar lirimin e tij në një nga këto shtete.

Sipas kësaj shkrese, më 5 maj 2021, mbrojtja mori garancinë me shkrim të Qeverisë për lirimin e përkohshëm të Thaçit në territorin e saj, ndërsa thuhet se garanci tjetër me shkrim nga një Qeveri që nuk emërtohet u mor më 14 qershor 2021.

Mirëpo, sipas  avokatit, Taulant Hodaj gjasat për lirim me kusht nga paraburgimi janë të vogla. Ndërkaq, ai dha detaje për dy vendet e treta që kanë garantuar për lirimin me kusht të Thaçit.

Hodaj tha se gjasat më të mëdha për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë janë pas përfundimit të procedurës paraprake, pra pasi të përfundoj hetimi dhe të nis gjykimi.

“Tani për tani, mendoj se është vështirë të bindet gjykata që t’i lirojë sepse, kemi para angazhim tepër të madh të gjykatës e prokurorisë për t’i arrestuar ata e po ashtu praktikat e mëhershme. Marrë parasysh këto fakte në një të ardhme më të afërt nuk pritet, por kur të fillojë gjykimi i plotë mund të bëhet”, theksoi Hodaj.

Hodaj duke folur në lidhje me parashtresat e paraqitura nga mbrojtja e Thaçit, u shpreh se ka fakte interesante që mbrojtja i ka përdorur për të treguar seriozitetin e shteteve garantuese.

Sipas tij, dy shtetet që mund të kenë garantuar për lirimin e Thaçit, janë Shqipëria dhe Turqia.

“Në këto parashtresa gjinden dy fakte interesante, të dyja janë shtete anëtare të NATO-s, ndërkaq për njërin nga shtetet thotë se është shtet kontribuues në Gjykatën Speciale, që nënkuptohet se janë këto pesë vende, se përveç BE-së, shtete kontribuuese në Gjykatën Speciale janë: Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe SHBA-ja, ku njëri nga to ka dhënë garancë për lirimin e z.Thaçi, ndërkaq vendi tjetër, që mund të jetë e që besoj fuqishëm është Shqipëria”, deklaroi Hodaj në RTV Dukagjini.

Hodaj u shpreh se detajet shtesë kanë qenë arsyetimi i mbrojtjes, që është munduar ta bind gjyqtarin për seriozitetin e shteteve.

“Kanë thënë se shtetet janë anëtare të NATO-s për të treguar seriozitetin e tyre, për t’i bindur ata që është garancion serioz”, u shpreh Hodaj.

Hodaj tha se “Nuk ka ndonjë normë të drejtpërdrejtë që flet për një garancion nga një shtet i tretë për lirim me kusht nga masa e paraburgimit, por kjo nënkuptohet nëse i lexon të gjitha rregullat e procedurës dhe provave”.

“Nëse shihen praktikat ndërkombëtare, në këtë drejtim e ka bazuar edhe kërkesën për lirim me kusht, por duke u thirrur në atë që rregullorja nuk e ndalon një procedurë të tillë. Është në diskrecion të gjyqtarit që të bindet nëse do ta lejoj këtë”, theksoi avokati.

Sa i përket reagimit për kundërshtim të lirimit me kusht nga ana e prokurorisë, Hodaj tha se është normale, pasi si edhe mbrojtja që do të garantoj për të akuzuarit, edhe prokuroria e bën punën e saj duke u munduar t’i mbajë ata në paraburgim. /RTV Dukagjini

Next Post
Kokaina në portin e Durrësit/ Denoncimi i Artan Hoxhës: Duhen kontrolluar këto 15 kontejnerë

Kokaina në portin e Durrësit/ Denoncimi i Artan Hoxhës: Duhen kontrolluar këto 15 kontejnerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

May 26, 2026
Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

May 26, 2026
Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Kapet në Spanjë 49-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik droge e grup kriminal

May 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 26, 2026
FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

May 26, 2026
Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

May 26, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

May 26, 2026
Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

May 26, 2026
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

May 26, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In