• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokaina në portin e Durrësit/ Denoncimi i Artan Hoxhës: Duhen kontrolluar këto 15 kontejnerë

by Java News
23/07/2021 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit një sasi tjetër kokaine. Bëhet fjalë për 6.5 kg kokainë e fshehur në një kontejner që vinte për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Kësaj kompanie rreth 10 ditë më parë ju sekuestrua një tjetër sasi kokaine prej 11kg e 675 gram.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha denoncoi dëmtimin e njërit prej kontejnerëve në portin e Durrësit që i përkiste pikërisht kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Gazetari zbuloi në ABC se një kontejner i mbërritur po në këtë rrugë me banane është konstatuar i dëmtuar në pjesën frigoriferike. Dëmtimi është zbuluar nga kompania që merret me mbikëqyrjen. Lidhur me këtë rast, dyshohet se një sasi kokaine mund të jetë nxjerrë nga ajo pjesë e kontejnerit.

Së fundmi gazetari Hoxha, bën të ditur për Abcnews.al, se për llogari të “Alba Exotic Fruit”, kanë mbërritur 15 kontejnerë. Hoxha ka thënë se pasi u kap sasia prej 11.6 kg kokainë, skanerat kontrolluan 7 kontejnerë nga 15 të kësaj kompania, por kontrolli nuk vijoi për të gjithë. Ai raporton se kontejneri që denoncoi si të dëmtuar dhe prej tij mund të jetë nxjerrë një sasi kokaine, i përkiste 8 kontejnerëve që nuk u futën për kontroll në skaner.

Ndërkohë sipas Hoxhës sot ka kaluar në skaner kontejneri i radhës, dhe pikërisht sapo ka hyrë është zbuluar sasia e radhës prej 6.5 kg kokainë. Hoxha shton se autoritetet portuale në Durrës duhet të ushtronin kontroll në të 15 kontejnerët për llogari të kësaj kompania duke llogaritur riskun. Sipas tij kontejnerët rrinë për disa ditë në port, deri në momentin që paraqitet kompania për t’i tërhequr. Por gjatë kohës së pritjes, kontejnerët nuk futen në skaner dhe rrezikon që droga brenda tyre të nxirret siç ndodhi me kontejnerit e denoncuar nga vetë gazetari Hoxha.

Sipas policisë deri më tani janë kontrolluar 10 kontejnerë të kësaj kompanie, ndërsa mbetet ende pa kontroll me skaner 5 të tjerë, që mund të kenë sasi të tjera kokaine.

Kujtojmë se lidhur me këtë operacion prapa hekurave është vendosur Bajron Gumeni, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Eduart Dauti. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës, Jurgen Osman. Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen hetimore të kokainës që u kap në Portin e Durrës disa ditë më parë. Dosja hetimore për 11.6 kg kokainë që u kapën në një kontejner me banane në Portin e Durrësit i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Hashim Thaçi ndryshon avokatin mbrojtës, Gjykata Speciale i pranon kërkesën

Kërkoi të gjykohej në liri teksa qëndronte në Slloveni/ “Haga” refuzon kërkesën e Hashim Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Nuk ka kohë për qetësi”- sekretari i NATO-s paralajmëron, Rutte: Kemi një mesazh të fortë për Moskën!

September 29, 2026
“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

September 29, 2026
I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

September 29, 2026
Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

September 29, 2026
Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

September 29, 2026
Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

September 29, 2026
Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com