• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Avokati: Ata që votuan Specialen s’kanë të drejtë të ankohen për lirimin e Sheshelit

by Aalison Pearse Stevens
01/04/2016 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Tomë Gashi, ka shprehur bindjen se Vojslav Shesheli është liruar për shkak të dënimit të Radovan Karaxhiqit, me 40 vjet burgim. “Sa herë e kam thënë se Gjykatat Ndërkombëtare janë krejtësisht politike.

Nuk ka parime të Drejtësisë në këto Gjykata. Kjo ndodhi edhe me lirimin e kriminelit Sheshel për krimet e tij monstruoze që të gjithë e dinë se i ka kryer në një milion forma; duke nxitur vrasje, spastrim etnik, dhunime si krim të luftës dhe duke marr pjesë vet si paramilitar në gjenocid ndaj kroatëve, pastaj myslimanëve të Bosnjës dhe në fund por më së rëndi ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi ka thënë se “ky kriminel është liruar vetëm për një arsye: para një jave u dënu me 40 vjet burgim nga ky Tribunal Ndërkombëtar i Hagës krimineli tjetër Radovan Karaxhiq, e lirimi i Sheshelit është si mundësi për përkëdhelje të opinionit serb”.

Më e keqja, sipas Gashit, është se kështu do të veprojë edhe Gjykata Speciale e cila mjerisht do të gjykojë vetëm shqiptarët, ish-ushtarët dhe komandantët e UÇK-së.

“Politika ndërkombëtare shumë shpejt do të vendosë se kush do të akuzohet në këtë Gjykatë Speciale, e cila është politike dhe diskriminuse, raciste, dhe vetëm kundër shqiptarëve sepse do të Gjykohet vetëm një etni, pra vetëm shqiptarët”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, politikanët që votuan pro Gjykatës Speciale, e që siç ka thënë shtiren se janë për një shtet multietnik të Kosovës, me votat e tyre vepruan kundër shtetit, kombit dhe mbi të gjitha votuan kundër etnisë së vet shqiptare.

“Duke e ditë që Drejtësia Ndërkombëtare nuk është aspak e drejtë, posaçërisht ndaj viktimave, shqiptarët që e kanë votuar Gjykatën Speciale kundër UÇK-së nuk kanë të drejtë morale të ankohen për lirimin e Sheshelit”, thotë Gashi.

Next Post

Man Utd tradhton Mourinhon, gjen një trajner tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In