• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Avioni shpërthen në flakë pas ngritjes nga aeroporti në SHBA, të paktën shtatë të vdekur

by E S
05/11/2025 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një avion transporti i kompanisë UPS është rrëzuar të martën pasdite, 4 nëntor, gjatë ngritjes nga aeroporti Louisville Muhammad Ali në Kentucky të Shteteve të Bashkuara, duke shpërthyer në flakë.

Mediat e huaja raportojnë një bilanc tragjik me të paktën shtatë të vdekur, numër që pritet të rritet.

Fluturimi me tre anëtarë ekuipazhi në bord, po nisej drejt Honolulu-t kur u përplas rreth orës 17:15 në një zonë afër aeroportit, ku ndodheshin dy biznese, një qendër riciklimi nafte dhe një fabrikë pjesësh automjetesh.

Zyrtarët thanë se avioni kishte rreth 144,000 litra karburant çka shkaktoi shpërthimin e fuqishëm, pasuar me re të madhe tymi të zi që u ngrit mbi qytet.

Te fabrika e pjesëve të makinave janë raportuar dy viktima, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

“Për shkak të natyrës së bizneseve në atë zonë, mund të duhet kohë për të konfirmuar nëse ka persona të tjerë nën rrënoja”, bëjnë me dije autoritetet, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të strehuar për shkak të tymit toksik dhe rrezikut nga shpërthime të tjera.

Sipas zyrtarëve të emergjencës, zjarri ishte aq i madh sa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll. Zona e prekur përfshin një bllok të tërë industrial me depo karburanti, çka e bëri ndërhyrjen e zjarrfikësve jashtëzakonisht të rrezikshme.

Autoritetet federale, përfshirë NTSB dhe FAA, kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e quajti ngjarjen tronditëse, ndërsa senator Mitch McConnell falënderoi ekipet e shpëtimit për reagimin e menjëhershëm.

Kompania UPS, që ka selinë kryesore të operacioneve ajrore në Louisville dhe punëson rreth 25 mijë persona në qytet, pezulloi përkohësisht procesin e shpërndarjes së pakove në qendrën “Worldport”.

Next Post
Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In