• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

by E S
05/11/2025 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me paketën fiskale 2026 qeveria ka propozuar miratimin nga Kuvendi të një projektligj të ri “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” që parashikon faljen dhe shuarjen e një sërë detyrimesh tatimore e doganore për tatimpaguesit, me qëllim lehtësimin financiar të bizneseve dhe individëve.

Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026. Sipas projektligjit nga zbatimi parashikohet të arkëtohen rreth 3.7 miliardë lekë gjatë vitit 2026.

Kush përfiton dhe kush përjashtohet

Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja.

Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.

Fshirja e detyrimeve deri në vitin 2014

Në relacionin e projektligjit përcaktohet se për të gjitha detyrimet tatimore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.

Po ashtu, në rastet kur është paguar principali, falja do të përfshijë edhe gjobat dhe kamatëvonesat.

“Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, sqarohet në relacion.

Lehtësime për periudhën 2015–2019

Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme:

nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet;

ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Detyrimet e krijuara nga 2020–2024

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.

E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Tatimpaguesit e çregjistruar dhe gjobat automatike

Projektligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për tatimpaguesit që janë çregjistruar nga QKB apo administrata tatimore deri në fund të vitit 2024.

Do të fshihen gjithashtu gjobat e krijuara automatikisht nga sistemi për deklarime të vonuara, mosdorëzime deklaratash apo pasqyrash financiare, si dhe gjobat që burojnë nga ndryshime në listëpagesa me efekt prapaveprues.

“Neni 7, parashikon fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të tjera të cilat janë për;

-tatimpaguesit persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën 31.12.2024;

-dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas ligjit nr. 9920/2008, “Për procedurat tatimore në R.SH”, të ndryshuar, deri më 31.12.2024, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve;

-dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që ju përkasin periudhave deri më 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2026;

-dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare;

-gjobat dhe interesat e gjeneruara në sistem, nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.Kompensimi me tepricat e TVSH-së

Nëse një tatimpagues ka tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër, ai mund të përfitojë nga falja vetëm pas kompensimit të kësaj teprice me detyrimet e papaguara. Kjo dispozitë nuk zbatohet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, përcaktohet në relacion.

Fshirja për detyrimet e doganave

Për detyrimet doganore parashikohen të njëjtat parime si për tatimet: fshirje e plotë për periudhat deri në fund të vitit 2014; mundësi fshirjeje të pjesshme për vitet 2015–2019, nëse paguhet 50% ose 75% e detyrimit; falje të gjobave e kamatëvonesave në rast pagesash të plotësuara deri më 31 dhjetor 2026.

“Neni 9 dhe neni 10 parashikojnë, shuarjen e detyrimeve pagueshme në doganë, duke aplikuar të njëjtat parime si për detyrimet tatimore. Kështu për detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja/shuarja e plotë e detyrimit, ndërsa ofrohet mundësia për fshirje/shuarje të pjesshme të detyrimeve për periudhën 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019, me kusht që tatimpaguesi të paguajë një pjesë të përcaktuar të detyrimit brenda afateve të përcaktuara në projektligj.

Për këtë periudhë, nëse paguhet 50% e detyrimit njëherësh brenda datës 30.6.2026, pjesa tjetër fshihet/shuhet; ndërsa nëse zgjidhet pagesa me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026 të 75% të detyrimit, përfitohet fshirja/shuarja e 25% të detyrimit. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht. Për detyrimet e periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës 31.12.2026”.

Sipas projektligjit tatimpaguesit që kanë detyrime në proces gjyqësor ose ankim administrativ mund të përfitojnë nga ligji vetëm nëse heqin dorë nga ankimi apo padia, në çdo fazë të procesit.

Zbatimi i projektligjit do të bëhet nga administrata tatimore qendrore dhe vendore, administrata doganore, si dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ministri i Financave do të nxjerrë udhëzimin përkatës për zbatimin e detajuar të dispozitave./Marrë nga Monitor

Next Post
Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan

Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
‘Jam i shokuar,  duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

August 24, 2026
Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2026

August 24, 2026
“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com