• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Autostrada Tiranë-Durrës në skemën e rrugëve me pagesë

by Java News
14/06/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një deklaratë e kryeministri Edi Rama për kalimin me pagesë në autostradën Tiranë-Durrës bëri bujë gjatë dy ditëve të fundit edhe pse ky projekt ka kohë që lakohet nga qeveria në qeveri. Futja në skemën e rrugëve me pagesë e arteries kryesore të infrastrukturës rrugore në vend u argumentua nga kreu i qeverisë si një mundësi për ta mirëmbajtur atë në standardet e nevojshme.

“Rruga Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që thjesht meriton mirëmbajtje, është një rrugë që ka tanimë domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut, ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes, në aksin ekzistues me pagesë, ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi shumë të rëndësishëm dhe të degraduar në maksimum për kaq shumë vite, Tiranë-Ndroq-Plepa që hap dhe një perspektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit, ku aty ka disa shenja të para dhe ku ka peizazhe dhe potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin” tha Rama.

Por ndërkohë që deklaratat tregojnë për një opsion që nuk është i panjohur, pikëpyetja lidhet me afatin se kur do të bëhet me pagesë autostrada Tiranë-Durrës. Burime pranë Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë thanë për “Monitor” se kjo nuk pritet të jetë në një periudhë të afërt pasi edhe vetë procedurat që duhet të ndiqen për një rast të tillë nuk mund të kalohen kaq shpejt.

Kalimi i menaxhimit dhe operimit të kësaj rruge tek privati kërkon studimin e gjendjes së rrugës, studim fizibiliteti që nxjerr edhe tarifën (edhe pse një ide e ka dhënë një studim i bërë nga Egnatia Odos), vlerësimin e nevojës për investim, hartimin e termave të referencës për një procedurë konkurrimi, vlerësimin e ofertave, lidhjen e kontratës e kështu me radhë. Të gjitha këto do të duan një kohë të konsiderueshme çka nuk e bën periudhën e futjes në sistem pagese të aksit Tiranë-Durrës në afatshkurtër.

Aktualisht rruga është duke u riparuar, një ndërhyrje minimale që po realizohet përmes kontratave të mirëmbajtës të cilat janë hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe përfshijnë një total prej 1335 kilometra në gjithë vendin.

Qeveria deklaroi pak kohë më parë se një ndërhyrje tërësore dhe me standarde në rrugë do të kërkonte 30 milionë euro, një projekt që nuk gjeti mbështetjen e Bankës Botërore dhe që solli për pasojë ndërhyrjen me “arna” në rrugën aktuale.

Opsioni i dytë ishte ai i një ndërhyrjeje më modeste, prej 11 milionë dollarësh, por duket se qeveria ka vendosur që të shkojë me alternativën e parë dhe aktualisht është duke kërkuar gjetjen e institucionit financues të projektit.

Aktualisht trafiku ditor në rrugë luhatet mes 20-30 mijë sipas seksioneve por ky numër në disa raste rezulton edhe më i lartë. Lidhja me Portin e Durrësit por jo vetëm është një element që tregon se një pjesë e mirë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks janë të tonazhit të rëndë.(Monitor)

ma.me

Next Post
Rusia bën ndryshe: Liron mbi 100 huliganë para Botërorit

Rusia bën ndryshe: Liron mbi 100 huliganë para Botërorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In