• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autoritetet shëndetësore japin alarmin: Botox-i, shkaktari kryesor i shpërthimit të kësaj sëmundjeje të rëndë

by Java News
23/04/2023 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka ngritur së fundmi alarmin lidhur me shpërthimin e botulizmit në shumë vende të BE-së për shkak të përdorimit të Botox-it për të rënë nga pesha. Neurotoksina botulinum (BoNT) – e njohur edhe si Botox – përdoret zakonisht ppër korrigjimin e problematikave estetike, por që fundmi ajo po përdoret gjerësisht në Turqi për t’u dobësuar.

Procedura në fjalë konsiston në injektimin e BoNT-së në muskujt e stomakut për të ngadalësuar tretjen dhe për ta bërë trupin të ndihet i ngopur për periudha më të gjata. Pavarësisht pretendimeve të bëra nga klinikat që e ofrojnë atë, nuk ka asnjë provë të dokumentuar për të mbështetur efektivitetin e botoksit gastrik për humbje peshe.

Që nga fundi i marsit t 2023, ECDC ka lidhur 87 raste të botulizmit (një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga bakteria anaerobe Clostridium botulinum që sulmon nervat e trupit duke krijuar vështirësi në frymëmarrje, paralizë dhe në disa raste vdekje) me ineksionin intragastrik të BoNT.

Të gjitha rastet e raportuara në Evropë deri më tani përfshinin njerëz që kanë udhëtuar në Turqi dhe i janë nënshtruar kësaj procedurë. Klinikat private në këtë vend e reklamojnë si më të përballueshme në krahasim me vendet e tjera, me një diferencë çmimi prej 40% ose 50%.

Dallimi në çmim midis Turqisë dhe vendeve të tjera është kryesisht për shkak se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk e miratojnë përdorimin e BoNT-së për humbje peshe.

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të botulizmit, disa prej të cilave ndodhin natyrshëm, siç është botulizmi i shkaktuar nga ushqimi i kontaminuar ose botulizmi i foshnjave kur sporet mbijnë brenda zorrëve nën një vjeç.

Lloji që lidhet me shpërthimin evropian quhet botulizëm jatrogjen. ECDC inkurajon qytetarët e BE-së që të shmangin trajtimet e humbjes së peshës në Turqi dhe paralajmëron për rreziqet që sjell kjo procedurë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In