Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, një autobus ka përplasur biçikletën te “Rruga e Dibrës”.
Mësohet se nga aksidenti nga mbetur i lënduar çiklisti me inicialet E.C, i cili më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.d