• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aurela Gaçe: Jeta ime e re mes punës, fëmijëve, miqve dhe…pak armiqve

by
05/09/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

aurelaAurela Gaçe: jeta ime e re mes punës, fëmijëve, miqve dhe…pak armiqve

EKSKLUZIVE/ Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo vjen në një intervistë për Javanews, ashtu siç di të jetë ajo: pasionante, vlonjate dhe mbi të gjitha, e vërtetë. Si e kënduara e saj, gjithmonë live!

Cila është dita e Gaçes, pushteti i plotë të bijës mbi të, çfarë ndodh në shtëpinë e saj, në skenë dhe në prapaskenë, komentet pikante për kolegë e kolege, njohja me politikën, jeta në rrjetet sociale, marrëdhënia e veçantë me publikun dhe kënga për Dr. Florin; gjithçka nga një këngëtare e veçantë që flet ashtu siç di të këndojë!

1-Cila është një ditë tipike e Aurela Gaçes? Mund ta përshkruani një të tillë sepse ka një përshtypje se jeta e këngëtareve kalon sa nga salloni i parukerisë, tek SPA-të e më pas sërish në të njejtin vend?

Përgjigja e parë që më vjen të jap është një “Jo!“ të madhe. Një ditë imja fillon në kuzhinë duke hapur petë për byrek e vazhdon duke bërë kafe për vjehrrën. Bëj shaka. Dita ime varet shumë nga angazhimet e mia. Fillon me zgjimin e vajzës, përgatitjen e saj për në kopësht, që i jep fund kështu duke filluar ditës sime. Më pas varet. Nëse kam punuar gjithë natën, flej sërish. Pastaj shkoj në studio, takime pune, palestër dhe gjithmonë shumë telefonata në lidhje me punën time. Në sallon shkoj nëse zgjas flokët mbasi më parë i kam qethur zero. Nuk shkoj në SPA, por kam një supermasazhator që ja kalon çdo SPA-je. Sigurisht jo përditë, por me atë lodhje që provoj në skenë duke kënduar live për orë të tëra, një trajtim i tillë është i domosdoshëm për mua. Dita vazhdon me vajzën, me lodrat e saj. Mund të rikthehem në studio të punoj dhe kjo varet nga dita në ditë. Por për t’u mbyllur, dita mbyllet me dashuri në shtëpi.

Shpesh, edhe ime bijë është pjesë e punës sime. E marr me vete në studio, edhe në palestër ajo më shoqëron jo rrallë. E bëj një gjë të tillë për shumë arsye. E para dhe më e rëndësishmja është se e kam të çuar, si çdo prind çdo çast të kaluar me të. Dhe e fundit, por jo në fund, dua që ajo të kuptojë dhe të kujtojë djerësën e prindit të saj, orët e vona në punë dhe mundimin e epërm. Duket sikur një fëmijë në moshën e saj nuk i kupton këto gjëra, por unë jam e bindur për të kundërtën. Njëlloj siç mbaj mend sakrificat, sot të pabesueshme, të prindërve të mi.

Të vazhdoj akoma me pyetjen për ditën time që vazhdon edhe natën? Përtej humorit po ju them se këndoj live çdo fundjavë për nëntë muaj rresht. Eshtë një punë që bëhet në orët e natës, kështu që gjysma e ditës më kalon me gjumë. Fle në orën pesë të mëngjezit, por në shtatë e gjysëm duhet të bëj vajzën gati për në kopësht dhe pastaj ndodh që vij rrotull si somnambul. Çdo javë bëjmë prova me orkestrantët qoftë për të pasuruar repertorin, qoftë për të korrigjuar ndonjë defekt, qoftë sepse kjo është mënyra e vetme për t’u përmirësuar. Kjo punë merr dy ose tre ditë të tëra të javës, nga ora 15.00 e deri në 20.00. Veshjet pastaj zënë kohën e tyre; të dalësh e veshur ndryshe çdo javë nuk është gjë e lehtë dhe këtë nuk pres ta kuptojnë burrat se çdo të thotë. Shpesh, edhe të njohur mi, habiten kur mësojnë për intesitetin e provave që bëjmë në skenë. Por nuk ka rrugë tjetër nëse nuk do të humbasësh ritmin dhe cilësinë e punës. Eshtë shumë e vështirë të ngjitesh, por për të zbritur mjafton dhe një çast i vetëm.

Pse, vërtet bën prova?

Po, pra. Po e ripërsëris nëse nuk është kuptuar. Bëjmë prova përpara çdo ngjitjeje në skenë. Çfarë shihet në skenë është vetëm një pjesë shumë e vogël e punës së përditshme, të përjavshme, të përmuajshme dhe të përvitshme, tashmë prej shumë e shumë vitesh. Nëse 60 për qind e repertorit është me këngë të miat të kënduara në vite, fus gjëra të reja në repertor, bëj kalime të ndryshme nga kënga në këngë, përgatits kolazhe me këngëtarë të tjerë e kështu me rradhë. Në spektakël asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë. Ka improvizim në komunikimin skenik, ka batuta që vijnë natyrshëm, vartësisht atmosferës së krijohet, të ftuarve që vijnë, por asnjëherë pprogrami nuk i lihet në dorë rastësisë.

Sërish në territorin  e përshtypjes: është   vërtetë që ja vlen më shumë zëri me “kompiuter dhe CD” sesa të kënduarit live kudo dhe kurdoherë. Fundja, çfarë diference do të kishte për publikun, sipas jush?

Kjo pyetje cinike e do përgjigjen paksa të gjatë. Por është kaq cinike sa nuk meriton të marrë përgjigje të tillë. Po mjaftohem të them se fakti që unë nuk pranoj të dal me cd në publik, tregon se mua dashuria më pëlqen t‘a marr e ta jap të vërtetë, të drejtëpërdrejtë. Më shkurt e saktë “të kënduarit me CD, është njëlloj si të bësh dashuri me mburojë hekuri. Dikujt mbase edhe mund t’i pëlqejë se nuk di të bëjë ndryshe. Mua jo! I ftoj dhe të tjerët që dalin në skenë që ta provojnë njëherë të kënduarin live. Edhe mund t’u shijojë. Kaq!

Cilën nga koleget tuaja do të konsideronit si në krye të profesionalizmit,  me të cilët do të donit të bashkëpunonit apo qoftë dhe të ishit të ngjashme? Cilët janë armiqtë tuaj?

Mos prit të jap emra. Jo se nuk di, por se nuk dua. Do të përkufizoj shkurt se çfarë është për mua një  profesionist.

Në rradhë të parë, ai/ajo këndon live.

Në rradhë të dytë, duhet ta „çajnë“  kokën për atë që kanë përballë, sepse kam vënë re që ka shumë që dalin në skenë e këndojnë për veten, madje ka raste ku gjysmën e këngës e kalojne të kthyer me kurriz nga publiku. Këtë vërtetë s’arrij t’a kuptoj.  Nëse kjo bëhet për të treguar prapakolpin, atëhere si profesioniste duhet të mësojnë disa lëvizje koreografie që lejojnë kthimin e shpinës publikut për arsye të forta.

Në rradhë të tretë,  për mua profesionist është dikush që arrin të prekë atë që ka përballë, me qënien e vet aty, ndoshta mund të stonojë por kjo s’ka shumë rëndësi për mua, mjafton të jetë aty me gjithë qënien e tij. Duhet të respektojë atë që vjen t’a shohë, që blen biletën për të. Bashkëpunimet ndonjëherë lindin për shkak stili. Jo për miqësira. Unë kam një mike të afërt të shpirtit që do të doja të kisha bashkëpunim. Por do të ndodhë në 10- vjeçarin e ardhshëm sepse do të vazhdojmë të dyja të qëndrojmë mes publikut. Me Eli Farën.

Emmm… me kë do të doja të isha unë e ngjashme? Nga çfarë tregoj në skenë e në jetë, duket haptazi që as dua e as mundohem t‘i ngjaj askujt. Jo se nuk i dua të tjerët, por kam bindjen e plotë se askush nuk bëhet dot dikushi tjetër, me gjithë kopjimin që mund t’i bëjë. Zoti na ka krijuar të gjithëve unikë. Sa mirë do të ishte sikur të gjithë të mundeshin të sillnin veten në skenë, pasi do të identifikoheshin kollaj nga kushdo edhe nga ata që mbase s’e kuptojnë mirë artin e tyre.

Sa për armiqtë që pyet, kam shumë miq, shumë shokë, shumë që i respektoj e më respektojnë. Kam miq shpirti, sigurisht edhe nga ata që s’më shohin dot me sy. Arsyet mund të jenë si psh, unë të bëj ty një këngë, përveç pagesës mirë do të ishin dhuratat e lajkat. Por, po ta them me gjysëm zhargoni, “na falni neve juve, por s’e kam zakon t’i lëpihem askujt“. Edhe ja, për këto gjëra të vogla në dukje, por parimore për mua dhe mënyrën time të formimit të karrierës, dikush mund të krijojë pakënaqësira. Unë vazhdoj të punoj me të gjithë. Por mëndjemëdhenjve mundohem t’u qëndroj larg sepse nuk besoj tek “madhështia njërëzore” ose më saktë tek njerëz që jetojne me delire madhështie. Nuk do të bashkëpunoja me dikë që mendon se ai/ajo është vetë Zoti mbi tokë, sado i famshëm të jetë ai/ajo. Fodullëkun e kam pak vështirë ta kapërdij. Do të bashkëpunoja me këdo tjetër, edhe me shumë të rinj, gjë të cilën e kam provuar me fakte.

Keni ndarë për shumë kohë jetën mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, çfarë gjeni në një vënd që ju mungon tek tjetri?

Ndjesitë janë shumë të ndryshme. Është e kotë të flas për njerëz që nuk e kanë provuar vetë një ndjesi të tillë. Por përderisa jap e marr me njerëz, s’ka shumë rëndësi kontinenti ku jetojnë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde ardhja e vajzës, çka ju bëri dhe ju të kapërceni nga të qenurit vajza moskokëçarrëse Aurela tek gruaja-nënë dhe bashkëshorte? Në këtë kuptim, sa ndryshe dhe sa e ngjashme jeni ju me nënën tuaj, kur krahasoheni sot në role të njëjtë?

Vazhdoj të jem e njëjta “moskokëçarëse” që në të vërtetë e çaj shumë kokën për njerëzit që dua, për familjen, për miqtë, për njerëzit që më japin dashuri.  Ngjashmëria që kam me nënën time është ajo çfarë ndodh me të gjitha femrat në këtë botë. Përkujdesja për familjen, përkushtimi. Besoj se kjo ndodh me të gjitha femrat, nënat, gratë. Është e lindur kjo gjë, nuk ta mëson dot askush sesi të duash fëmijën tënd, është natyrale.

Jeni mjaft aktive në rrjetet sociale, jeni gjithmonë ju mbas publikimeve në FB edhe kur jeni dukshëm “agresive” si një vlonjate e zemëruar?

Sigurisht që për emailet e shumta është e pamundur fizikisht që të jem unë.  Për publikime të thjeshta këngësh, sigurisht është diçka që e bën administratori. Por në çdo status, jam unë. Dallohet dora, mënyra e të shkruarit.  Në fakt e ke gabim kur thua se jam dukshëm agresive.  Në statuset e mia, 80 për qind e postimeve janë energjike, me dashuri, me dëshirën që t‘i bëj njerëzit të buzëqeshin edhe kur kanë një ditë të zymtë, qoftë edhe për pak sekonda. Të qeshësh është mirë apo jo.  Unë shfaqem kjo që jam. Fjala agresive nuk qëndron. Unë jam e vërtetë, në të gjitha ndjesitë e mija. Nëse unë tregoj se më ka mërzitur diçka, që më ka shqetësuar diçka ose nëse ngre zërin për diçka, jam shumë e drejtëpërdrejtë, pa u munduar të zbukuroj atë që jam duke ndjerë. Madje aty kam ironi, batutë, njësoj siç jam në jetën time të përditëshme. Nëse kjo mund të quhet agresive, atëhere çfarë i bie të jem kur i bëj njerëzit të ndihen mirë në rastet e tjera?

Dua të sqaroj diçka. Unë e kam zgjedhur vetë këtë mënyrë komunikimi me publikun. Ka artistë që nxjerrin vetëm punën që bëjnë ose me të drejtë mbajnë për vete ndjesitë e tyre. Unë mendoj të kundërtën. Përveç se këndoj, unë jam njeri. Qaj e qesh si njerëzit normalë. Unë kam zgjedhur të jem libër i hapur sepse nuk dua që njerëzit të hamendësojnë. Dua të kenë lidhje me atë që ata ndjekin nëpërmjet këngës. Unë jam natyrë që dua të komunikoj. Ata që shijojnë këngën time, pse të mos më njohin përtej kësaj?  Jam shumë më shumë se thjeshtë dikush që këndoj. Jam njeri, me të mirat e të këqijat e mija. Rrjeti  social është edhe si një miniditar i vogël apo jo. Sigurisht që kam një “ditar” tjetër që e mbaj për vete, si të gjithë njerëzit që kanë nevojë të flasin edhe me vetën.  Por fundi fundit, kur të mos jem më këtu, të paktën do të dinë disa gjëra rreth meje, rreth personalitëtit tim…. më mirë kështu sesa të hamendësojnë se si isha në jetën e përditëshme.  Ja një rast: sapo me etiketove “agresive”, ndërkohë që unë do të thosha: jam e vërtetë dhe njeri që e di çfarë dua, çfarë më bën mirë e çfarë jo. Reagoj sipas mënyrës time….ashtu siç qesh, me gjithë shpirt, po ashtu dashuroj, po ashtu këndoj dhe po ashtu reagoj kur më dhëmb diçka.

Të intereson politika shqiptare, e ndjek, të ndjek, e shijon, të neverit, të argëton, të bezdis, e njeh apo i shmangesh? Si do t’i shihje me nga një batutë Ramën, Metën, Bashën dhe natyrisht, Doktor Berishën?

E lëmë më mirë ndryshe: nëse do të kem ndonjë gjë për të thënë mbi këtë temë, do ta lë në ditarin tjetër, jo atë që bëj publik. Kam performuar përballë tyre, më kanë duartrokitur, më kanë dhënë buzëqeshje dhe mbase i kam bërë të ndihen mirë, sepse më kanë dhënë urimet e tyre.  Politikën mundohem ta shmang. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Jam lodhur shumë për të arritur diçka. Nuk dua që publiku të më shohë me ngjyra. Në çfarëdo lloj partie që  beson dikush, unë dua që kur të më dëgjojë mua, të ndjejë e shijojë atë që bëj, pa menduar asgjë tjetër të paktën për disa orë. Qoftë edhe një çast të vetëm.

Cili ka qënë debati më i nxehtë që keni bërë në rrjetet sociale apo në media në përgjithësi dhe si e gjykoni këtë mënyrë komunikimi që po dikton botën e sotme?

Varet nga tema. Nuk para debatoj. Më shumë mundohem të jap ndjesinë e bukur të energjisë së mirë.  Kur më bezdis diçka, ose kur vërtetë më ka mërzitur, ajo ka qënë shumë hapur, dhe vetë publiku e di dhe ka marrë pjesë në debat. Mua më pelqen ky lloj komunikimi sepse është një mënyrë për të shfaqur atë që jam, atë që është përtej ekranit. Dikur prisja gazetat të më zbulonin, sot e bëj vetë.  Një intervistë aty-këtu, nuk mund të zbulojë kurrë me detaje njeriun që je në të vërtetë.

Mes këngëtarëve, veç garës për skenën dhe çmimet në koncerte, ka dhe një garë klikimesh, aq sa kjo është mania e rradhës që duket se shënjon edhe hierarkinë mes tyre. Si të duket një garë e tillë që shpesh është e fituar nga tallavaja? Dhe pse kjo lloj muzike turko-arabo-rumuno-bullgaro-sllave-etj-etj, nëse mund të quhet kështu, ka një parapëlqim të konsiderueshëm në Tiranë?

Kjo është një garë të cilën as e ndjek dhe as më bën përshtypje për vetë faktin se është një “lufte jo reale”. Në shtatë milion shqiptarë, ku gjysmat janë jo aktivë në yotube, që punojnë, që emigrojnë, mund të thotë dikush se si ndodh që dikush të ketë më shumë klikime brënda një muaji, pothuaj aq sa mund të këtë Celinë Dion për dy vjet. Dhe mos harroni se Dion dëgjohet në rang botëror, kurse ne nuk na njohin përtej pikave të kalimit kufitar. Më gjeni një nga këta që ta njohë edhe doganieri i anës tjetër të kufirit që nuk di shqip. Nuk ka. Unë as futem në këto lloj garash sepse i di të gjitha rrugët e mënyrat se si bëhen klikimet. Unë vazhdoj të punoj, derdh djersën njësoj, edhe publiku reagon. Nuk e di, po t‘i blija ato klikime, a do të më  jepte ndjesinë e më të mirës??? Jo! Atëherë pse ta bëj nëse duartrokitja e publikut më bën të ndjej dashuri të pafundme, dashuri që nuk blihet, dashuri që është reale. E unë luftoj për atë që është reale.

Sa për muzikën e preferuar në Tiranë, mendoj se nuk është plotësisht kështu. Madje është ndryshe. Këtu pëlqejnë edhe rock. Ku këndon Eugent Bushpepa, për shembull, ka gjithmonë fansat  e tij, ku përformon Elton Deda, përsëri ka fansat e tij. Mos harrojmë se këtu ka shumë klube ku janë të ftuar edhe shumë dj të njohur, të cilët ndiqen nga fansat  e tyre. Ka të ftuar edhe artistë të hip hop-it, ka artistë të rinj të suksesshëm që kanë shumë ndjekës.  Ashtu siç ka edhe muzika tallava ndjekësit e vetë. Jemi ballkanas, na pëlqen ritmi, ç‘të të them tjetër. Mua nuk më shqetëson asnjë rrymë muzikore, përderisa secili është i lirë të dëgjojë e të shijojë ç”të dojë. Mua më shqetëson media më shumë, faqet që mbushen me njerëz që këngët e tyre nuk dinë t‘i këndojnë nëse u kërkohet të këndojnë live një herë të vetme në jetë. Lërini rehat ata të tallavasë se ata të pakten janë çdo natë live, ju del fyti vendit duke kënduar. Të paktën ata janë realë në atë që bëjnë. Është për të ardhur keq që mediat merren vetëm me të jashtmen, më atë jetën luksoze fallco që nis me dilemën se kush ka bërë gjoksin silikon e kush ka bërë vetullën tatuazh së fundmi. Kurrë nuk pyesin, si përgatitesh ti për të dalë në skenë. Kurrë nuk i pyesin këto artistë, kur do t‘ju dëgjojmë një hërë live. Eshtë normale që duke i servirur publikut vetëm të jashtmen, vetëm dukjen, vetëm formën pa thelb, edhe ti pyetjen e parë e kishe me kuriozitetin nëse e kaloj kohën në sallone e në SPA.

Kënga e fundit që ke publikuar është një homazh për Doktor Florin, të larguar nga jeta në mënyrë të papritur. Çfarë do të dojë t’i thoshë mikut tënd të ikur dhe të gjallëve që ai ka lënë pas?  

Nuk mund ta quaj homazh. Eshtë një këngë e lënë përgjysëm që e çuam deri në fund me vëllanë e vet dhe Briz Musarajin. Këngën homazh e mendoj ndryshe. Unë e quaj veten me fat që kam njohur një njeri si Dr. Flori. Dhe ndihem mirë me veten që ja kam treguar me vepra sa ishte gjallë, vlerësimin që kisha për të si artist, si krijues, si njeri. Njerëzve të tij të afërt jua tregoj përditë, ata e dinë sa shumë u dhemb shpirti, por të paktën kanë një ngushëllim nga muzika e tij. Ishte ikje e e parakohshmë që vetëm familja e tij e di dhimbjen. Unë  kujtimin e tij e të asaj çfarë i dha publikut, do të mundohem ta mbaj të gjallë edhe për hir të asaj që më ka dhënë mua, që në momentin e parë që dolën me West Side Family, për hir të asaj që i dhanë publikut si grup, me këngët që i këndojnë në korr të rinj e ata që kanë ndjekur në çdo hap krijimet e tij.

 

 

 

Next Post

Polonia: Po ndjejmë pasojat reprezaljeve ruse

Comments 2

  1. Melinda Shehu says:
    6 years ago

    aurela esht e trash, sesi mund te flasesh si njeri rruge kur gjoja je dhe personalitet i rendesishem. ti lushtosh aq pak rendesi menyres si flet dhe jo me me shum cfar thua nuk kam pare person. dhe nje femije i klases se tret qe ka marr not te keqe dhe esht merziturnuk flet ne nje menyre kaq barbone

    Reply
    • Neshat Myzejen Tota says:
      6 years ago

      Ke shume te drejte Melinda

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com