• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Auditim për financat e PD”, Bardhi paralajmëron Bashën: Shpenzove miliona me një vërtetim gjykate

by A R
15/06/2024 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërshtimi i vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë nga Lulzim Basha nuk pengon procedurat për marrjen nën administrim të PD nga pala e Sali Berishës. Këtu përfshihen edhe financat e partisë, për të cilat do të kërkohet kontroll i menjëhershëm. Këtë e konfirmoi në emisionin “Pa Censurë”, nënkryetari demokrat Gazment Bardhi.

“Në lidhje me financat, nuk duhet të ketë asnjë lëvizje nga ata që i kanë administruar deri tani. Madje, do të ketë një auditim të plotë të mënyrës sesi janë përdorur fondet e partisë nga individë që, ligjërisht, nuk duhet ta gëzonin këtë të drejtë.”- tha zoti Bardhi, i cili identifikon Lulzim Bashën si njërin nga këta individë.

“Zoti Basha ka përdorur financat e partisë me një vërtetim gjykate, bazuar në zgjedhjen e 2021-shit. Politikisht dhe ligjërisht, ai e kishte humbur fuqinë, pasi zoti Basha dha dorëheqjen në 2022-shin. Përdorimi i atij vërtetimi për të shpenzuar para, pra keqpërdorimi i atyre fondeve pa respektuar vullnetin e të gjithë anëtarëve, do të kalojë në një auditim të brendshëm të PD”- u shpreh  Gazment Bardhi, i cili, gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, bëri dhe një apel për Bashën në lidhje me financat e PD.

“Nxis të mos ketë asnjë veprim të mëtejshëm, sepse do të ishte jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht e dënueshme. Nuk duhet të ketë asnjë veprim me fondet e PD.”- tha Gazment Bardhi në RTSH. Për vitin 2024, KQZ i ka dhënë PD-së rreth 1 milionë euro, ndërkohë llogaritet që, deri kur Gazment Bardhi u shkarkua nga Lulzim Basha në mesin e vitit të kaluar, në arkën e partisë të kenë qenë edhe rreth 1.5 milionë euro të tjera.

/a.r

Next Post
Avokati Mëngjesi doli nga koma, mesazhi prekës i motrës: Zoti do ta ngrejë Sokolin në këmbë

Avokati Mëngjesi doli nga koma, mesazhi prekës i motrës: Zoti do ta ngrejë Sokolin në këmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com