• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Audio-përgjimi, Rama: Një përgjim pas ferre, në takim drejtorët e PS

by
07/05/2015 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet nga foltorja e Kuvendit audio përgjimit të publikuar nga paraardhësi i tij Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një përgjim pas ferre.

Rama tha se në takimin e publikuar dhe që sipas tij është shkëputur krejtësisht nga konteksti, drejtorët e pranishëm kanë qenë si pjesë e strukturave të PS dhe jo si drejtorë të administratës.

“Meqë u hap tema e të shikuarit pas ferre që sapo e përmenda pak më parë, po sqaroj se ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë, këtu fillon ndryshimi i parë mes nesh dhe jush, nuk i mbledhin drejtorët e administratës që tu themi tani ju shteti jeni partia, ne partia jemi shteti, kështu që ju duhet të mbushni kutitë tona, dhe sigurisht në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorët në administratë që janë pjesë e strukturave të PS e që nuk vijnë pse janë drejtorë por se janë pjesë e strukturave të PS”­ tha Rama.

Për kryeministrin Rama koha kur mbylleshin shkollat, kur drejtorët pavarësisht përkatësisë merrnin gjithë shkollën dhe e sillnin në fushatë ka vdekur.

“Po ju siguroj që në bazë të udhëzimit që kam dhënë nëse ju do të denoncojë një shkollë të vetme që mbyllet për të nxjerrë nxënësit për takime elektorale do të merret masë urgjente”­ u shpreh kryeministri

Por ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar edhe një herë Ramën se ka angazhuar drejtorë të administratës për fushatën elektorale. Ai ka thënë se publikimi i videos së djeshme në faqen e tij në Facebook nuk është shkelie e privatësisë, por një e vërtetë që u bë publike për të gjithë shqiptarët.

“Zotëria e din se nuk kam përdorur asnjëherë regjistrime privat të asnjë njeriu. Privatësia është privatësi dhe unë nuk ja prek asnjë njeriu. Për privatësi unë ja hoqa fytyrën. Por këtu kemi të bëjmë me një proçes të rëndësishëm për vendin. Që mazhoranca e ka filluar me raste kriminale në Durrës e më pas dje në Kolonjë. Mund të thuash se e ka bërë Edi Rama, por nuk mund të heshtësh kur Rama thotë se banditi goditi xhaxhain e tij. Ndërsa banditi thotë se nuk ka asnjë lidhje me atë që gonditi. Kryeministri duhet të dalë këtu dhe të dënojë goditjen në Durrës, në Kolonjë dhe në Kukës. Ku 20 policë goditën qytetarin dhe policia vetëm përsëriti atë që tha hekurani i saj. Unë nuk manipuloj kurre por i hoqa fytyrën. Bravo i qoftë atij që e ka regjistruar. Ky thotë se detyrë konkrete do të jetë për secilin, që me letër në dorë, tu thuhet se këto janë votat që ju duhet të siguroni, ndaj ose vidhni ose ikni”, tha Berisha.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Joshte me para të miturit, 8 vite burg pedofilit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

September 21, 2026
“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com