• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Kinostudio / Objektivi i dënuar disa herë, kërcënoi djalin e biznesmenit të naftës

by A R
05/05/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga atentati i djeshem ne Tirane, ku një 26-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, në zonën e Kinostudios, shkruan “Panorama”.

16299029_1840030369603343_5263441139074849639_n

I plagosuri është Dejvis Rrustemaj, nga Tropoja, banues në Tiranë, i proceduar më parë nga policia e kryeqytetit për kanosje.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se, nisur nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, dyshohet se Rrustemaj është tentuar të vritej. Por duke qenë se autori ka qenë në lëvizje me motorin që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij, nuk ka arritur të qëllojë në shenjë.

Dejvis Rrustemaj, sipas Policisë, është goditur nga një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky person është qëlluar nga një shtetas, i cili po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër person. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale”, tha dje Policia e Tiranës.

Deri tani i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me Policinë, duke mohuar të ketë probleme me njeri, pavarësisht se është i skeduar në disa dosje hetimore, herë si autor e herë si dëshmitar. Madje gjatë marrjes në pyetje në Spitalin e Traumës, fillimisht ai ka dhënë identitet tjetër para oficerëve të Policisë, megjithëse është zbuluar shumë shpejt.

HETIMI

Policia e Tiranës tha dje se 26-vjeçari që u plagos dje në Kinostudio, Dejvis Rrustemaj, ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Ai është qëlluar me armë zjarri, duke u plagosur në pulpën e këmbës së majtë e duke i shkaktuar thyerje të kockës, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se dy persona i janë afruar me një motor me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë, ku pasagjeri i motorit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë 26- vjeçarin”, tha dje Policia.

Burimet thanë se po hetohet si një pistë edhe hakmarrja e mundshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015.

Në këtë kohë, më 22 shtator të vitit 2015, Rrustemaj, në bashkëpunim me shokun e tij, Anxhelino Çervanaku, kanë kanosur me armë Andi Fishekun, djalin e një biznesmeni të naftës, për një borxh prej 1 mijë eurosh që nuk ua kishte kthyer. /b.d

Next Post
Zeqiri i LSDM: Tre deputetë të VMRO-së hapën dyert sulmuesve

Zeqiri i LSDM: Tre deputetë të VMRO-së hapën dyert sulmuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In