• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Fushë-Krujë/ Flet adoleshenti i plagosur: Babai ishte me ne në makinë

by Java News
05/07/2023 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse territori i Krujës i kaloi drejtorisë së Policisë së Tiranës ku supozohet të jenë hetuesit me performancën më të mirë në zbardhjen e ngjarjeve, për vrasjen e fundit, hetimet janë në udhëkryq pasi nuk ka asnjë person të dyshuar.

Por grupi hetimor mendon se atentati lidhet me ekzekutimin e tre të rinjve në mbikalimin e Fushë-Krujes, afro një vit më parë, Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës. Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të jetë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë.

Nga ana tjetër mekanizmi i ngjarjes ka karakteristika të përbashkëta me krimin e ndodhur ne zonën e Don Boskos ku viktimë mbeti Mimoza Paja.

Mendohet se atentatorët janë të njëjtët persona kjo nisur nga fakti se i gjithë krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë banesës së 42-vjecarit, por edhe nga mënyra se si kanë qëlluar në një automjet me fëmijë, ashtu siç ndodhi në marsin e këtij viti ku u vra një e grua pafajshme.

Të shtënat me breshëri i morën jetën kunatit të Gentjan Bejtjas ndërsa lanë të plagosur dy djemtë e tij 10 dhe 13 vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia nga ana tjetër ka arritur të marrë dëshminë e njërit prej fëmijëve, i cili ka pohuar te hetuesit se babai i tyre ka qenë në automjet me ta, duke konfirmuar kështu se 42-vjeçari ndodhet ne Shqipëri.

Për vendndodhjen e tij policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Gentjan Bejtja është person me precedentë të theksuar kriminalë. Para disa viteve policia i gjeti në shtëpi një arsenal armësh. Ai u mor në pyetje dhe si i dyshuar për vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve.

 42-vjeçari, pas tentativave për ta vrarë, kërkoi azil në Norvegji e Suedi, kërkesa të cilat iu refuzuan.

/f.stafa

Next Post
Mbrojtësi shqiptar firmos me ekipin e Premier League, Zabeli zyrtarizohet tek Brentford

Mbrojtësi shqiptar firmos me ekipin e Premier League, Zabeli zyrtarizohet tek Brentford

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In