• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj çiftit në Kamëz! Dëshmitare e plumbave ishte vajza 15-vjeçare, autorët kishin vënë maska silikoni

by Java News
12/08/2021 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitare e atentatit të çiftit Preng dhe Antoneta Paluca, 50 dhe 41 vjeç ka qenë edhe vajza e tyre, vetëm 15 vjeçe. Mësohet se të dy po dërgonin vajzën e tyre në shtëpi, por sapo kanë hyrë në rrugicën pranë banesës janë ndeshur me një makinë me xhama të errët. Nga aty ka zbritur një person i armatosur dhe ka shkuar drejt mjetit të çiftit Paluca. Sapo Preng Paluca ka hapur derën, autori ka vënë dorën tek xhami dhe ka nxjerrë armën. 50-vjeçari e ka shtyrë, ndërsa ai e ka qëlluar dhe e ka plagosur. Më pas, autori ka qëlluar edhe drejt Antoneta Palucës.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të vajzës së mitur, e cila ende është në shok, pavarësisht se nga atentati ka dalë pa dëmtime. Kamerat e godinës përballë vendit ku u regjistrua atentati kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamjet tregojnë se autorët kishin vënë në kokë maska silikoni (më fytyrë dhe flokë të tjera), në mënyrë që të mos dalloheshin kush ishin. Pas atentatit, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet se kush janë apo kush qëndron pas tyre. Vëllai i Prengës ka treguar për FaxNews se nuk kanë konflikte me askënd.

“Nuk dimë t’i kemi borxh njeriu. Jemi shtatë vëllezër. Unë me Prengën jetojmë këtu, në këtë banesë, kemi ardhur nga Puka prej 23 vitesh, të dy kemi një firmë modeste materialesh ndërtimi në periferi të Kamzës, me atë merremi. Vëllezërit e tjerë i kam jashtë. Njëri prej tyre ndodhet në azil në një vend të Bashkimit Europian prej disa vitesh.

Ndodhesha në banesë natën kur ndodhi ngjarja, nuk dëgjual asgjë derisa autorët ikën. Pastaj dëgjuam një rrëmujë, ndodhi shumë shpejt sa nuk po kuptoja asgjë. Antoneta fatmirësisht nuk ka asnjë pasojë nga ajo që ndodhi, Prenga ende është në Spital, në situatë delikate por e ka kaluar rrezikun. Policia po heton, atyre ua kemi lënë, nuk duam media dhe ekspozim pasi nuk besoj se kjo është zgjidhja. As brez pas brezi s’kemi pasur hasmëri a konflikt me njeri,”- tregon ai.

Familja Paluca kanë rënë pre e një atentati edhe tre vite më parë, në të njëjtin muaj dhe në të njëjtin orar sit ë shtunën e kaluar. Pas një mosmarrëveshje për divorcin e një prej vëllezërve Paluca, me vëllezërit e ish-bashkëshortes së tij, familja Paluca u trondit nga një shpërthim tritoli. Në atë kohë kjo ngjarje u sqarua, por nga grupi hetimor nuk përjashtohet si mundësi./m.j

Next Post
Rrëfimi i Erla Mëhillit, zëdhënëses më jetëgjatë e Berishës: Pse u ndava nga lideri historik dhe çfarë këshille më dha

Rrëfimi i Erla Mëhillit, zëdhënëses më jetëgjatë e Berishës: Pse u ndava nga lideri historik dhe çfarë këshille më dha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In