• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati/ Kush është Santiago Malko, nga ish-polic tek njohja me Ervis Martinajn dhe bota e bixhozit

by Java News
28/08/2019 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa ishte duke udhëtuasr me makinën e tij tip BMV X5, në rrugën Xhanfize Keko. Ka qenë ora 22.20 minuta, kur duket se Malko 26 vjeç ka pasur kthimin për në shtëpi, por një atentat i mirëorganizuar i mori jetën.

Santiago Malko është 26-vjeçari që në vitin 2016, ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, por përplasja me dy vëllezër; respëktivisht Edmond dhe Gentian Lashi duket se e ka detyruar të largohet nga radhët e Policisë, për t’i zgjidhur konfliktet “jashtë uniformës”.

I riu nuk është i panjohur për Policinë. Ai rezulton të jetë një prej personave me njohje të mirë me Ervis Martinajn, një tjetër person ky i botës së krimit dhe me precedentë penalë si dhe biznesmen i lojërave të fatit.

Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.

Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko është vetëdorëzuar në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje.

A ka apo nuk ka lidhje viktima e mbrëmjes së martë me precedentë të tjerë kjo pritet të zbardhet, por ekzekutimi i tij është shenjë e pastër e hakmarrjes.

Sipas Policisë, i riu është qëlluar në ecje e sipër me mjetin e tij, ndërsa breshëri arme janë derdhur në dritaren e shoferit të mjetit, aty ku ishte pikërisht Malko në timon.

Pas të shtënave, autorët janë larguar për në zonën e Freskut, duke shfrytëzuar edhe momentin e lëvizjeve të pakta të automjeteve në atë zonë. Viktima ka mbetur në makinë për minuta të tëra, ndërsa të parët që mbërritën aty ishte një patrullë e policisë rrugore.

Autorët e dyshuar, sipas Policisë janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Specialistë nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës janë angazhuar si pjesë e grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Policia e Shtetit fton këdo që ka dijeni për rrethanat e krimit të telefonoje falas në numrin 112.

g.kosovari

Next Post
Nga makina e së vërtetës tek testet, përgatitja e “FBI” shqiptare që do të kopsiti dosjet e krimit dhe korrupsionit

Nga makina e së vërtetës tek testet, përgatitja e "FBI" shqiptare që do të kopsiti dosjet e krimit dhe korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com