• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentat me 3 të plagosur në Vlorë, mes tyre dhe një fëmijë 8 vjeç

by Java News
01/10/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 plumba automatiku janë lëshuar mbi tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 8-vjeçar, në Vlorë në aksin e njohur si “Transballkanikja” ndërsa aktualisht ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të momenteve kur dy personat e plagosur Dritan Bega 50 vjeç dhe Ferdinand Llanaj, 39 vjeç nxirren nga automjeti dhe i jepet ndihma e parë mjekësore në trotuar nga kalimtarët e rastit.

​Policia bën të ditur se në automjet ka qenë edhe një fëmijë 8-vjeç, djali i Ferdinand Llanajt, i cili ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Plagosja e fëmijës është mbajtur e fshehtë nga policia. Në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga Policia e Shtetit flitet vetëm për dy të plagosur, Dritan Begaj dhe Ferdinand Llanaj, ndërsa vetëm burimet spitalore kanë konfirmuar se mes të plagosurve është edhe një 8-vjeçar.

Ata janë të gjakosur ndërsa mjeti i tyre “Mercedes Benz” është i dëmtuar në pjesën e derës së pasagjerit nga disa plumba që kanë depërtuar brenda në automjet. Nga hetimet e policisë rezulton se në vendngjarje janë sekuestruar gëzhojat dhe një armë pistoletë e cila dyshohet se i përket të plagosurve.
Pista kryesore e hetimeve deri në këto momente mbetet ajo e një atentati për hakmarrjen, ndërsa automjeti në të cilin udhëtonin të rinjtë që iu është bërë pritë është “Mercedez Benz” me ngjyrë gri me targë VL 63 68 C.

Nga të dhënat e grupit hetimor rezulton se kjo targë është përdorur disa vite më parë nga Baftjar Llanaj në Vlorë i cili në vitin 2011 është vrarë për shkak të një hasmërie mes fisit Llanaj e Xhaferri. Vrasja e Llanajt nga policia u hetua për hakmarrje pasi vite më parë ky shtetas ishte i dyshuar për vrasjen e N.Xhaferrit. Ndërsa vëllai i Llanajt kishte vrarë Sako Xhaferrin.

a.ç

Next Post
Basha ngre tonet ndaj deputetëve të rinj: Angazhim të plotë për të rritur opozitarizmin

Basha 'sulmon' mirditoren që tundi parlamentin: Inskenim teatral i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por e pamjaftueshme për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por e pamjaftueshme për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com