Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Shijak. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është qëlluar ndaj një të riu teksa makina ishte në lëvizje.
Pas njoftimit nga qytetarët, forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka të dëmtuar.
Orlando Petkola, djali i një efektivi policie, i ka shpëtuar një atentati në rrugën dytësore të Shijakut.
Nga infromacionet paraprake bëhet me dije se është qëlluar në drejtim të tij nga një makinë në ecje teksa po udhëtonte me makinë.
Policia ka nisur hetimet por deri tani nuk dihet ende motivi i atentatit.
g.kosovari











