• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Atëhere çfarë pret zoti President?

by
16/10/2015 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim më studentët e drejtësisë, kreu i shtetit ka deklaruar se ka ” gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin, të cilët kanë arritur të depërtojnë në forma të ndryshme”. Ai nuk ka harruar as institucionin e akuzës, duke shtuar se ” ka prokurorë që nuk bazohen tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Nuk qëllon shpesh që presidenti aktual të shprehet në këtë mënyrë për sistemin, gardiani kryeor i të cilit është ai vetë. Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani është sot de facto roja i parë i kullës së drejtësisë shqiptare. Në të cilën gëlojnë pasanikët e milionave, kusarët e pashpirt dhe manipuluesit shembullorë të konceptit të së drejtës.

Këto deklarata nuk provojnë se Presidenti po reflekton ndaj plagëve të pashërueshme të drejtësisë shqiptare. Ato thjeshtë pasqyrojnë faktin se mbi skotën e gjyqtarëve, me të cilët Bujar Nishani bashkëjeton nga mëngjesi në darkë, po rritet rrezikshëm presioni, sidomos i ndërkombëtarëve, të cilët shtyjnë me forcë për një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë në këtë vend.

Është e vërtetë se ambasadori amerikan që shërbeu në Shqipëri para Donald Lu deklaronte se “do të donte t’i shihte pas hekurave shumë nga gjyqtarët shqiptarë”. Por është po kaq e vërtetë se edhe vetë Lu ka ndërmarrë, së bashku me vendet e tjera europiane, një iniciativë frontale ndaj lozhës masonike të drejtësisë shqiptare. Dhe Presidenti e ka ndjerë këtë furtunë që po afrohet, ashtu siç ndjen çdo ditë trysninë e atyre që i përshpërisin në vesh që të rezistojë në sinoret e vjetra të drejtësisë së kapur nga politika.

Next Post

Mësuesja justifikon dhunën ndaj nxënësit: Po bënte zhurmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com