• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që skualifikohen nga ALUIZNI, do strehohen në banesat sociale

by Java News
14/04/2017 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët e shtëpive që janë në proces legalizimi, por nuk mund të kualifikohen nga ALUIZNI do të sistemohen në ndërtesa sociale. Bëhet fjalë për ato ndërtime, shtëpi banimi, që preken nga investimet publike ose private. Familjet nuk do të lëvizen nga shtëpitë e tyre pa iu siguruar strehimi dhe do të njoftohen 30 ditë para zhvendosjes në ambientin e ri. Detajet janë përcaktuar në projektligjin e ri për strehimin social, i cili është miratuar dje në mbledhjen e qeverisë. “Vendndodhjen dhe profilin e familjeve që jetojnë në banesa, që nuk mund të legalizohen dhe që preken nga investime publike ose private, sipas planeve rregulluese”, – thuhet në projektligj .

Procedurat e zhvendosjes

Sipas draftit, njësia e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me ministrinë që realizon investimin publik dhe ministrinë përgjegjëse për zhvillimin urban, ushtron kompetencat për të lehtësuar zhvendosjen e individëve/familjeve dhe për të siguruar strehim alternativ të përshtatshëm.

“Në rast se qëndrimi në një vendbanim, ose strehim bëhet i pamundur për shkak të investimeve me interes publik, prishje të objektit për shkak të përjashtimit nga procesi i legalizimit ose raste të tjera të përcaktuar në këtë ligj apo ligje të tjera, njësia e vetëqeverisjes vendore nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa, njofton individin/familjen 30 ditë para zhvendosjes, nuk kryen prishjen e objekteve pa siguruar sistemimin me strehim të përshtatshëm të individëve/familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim”, – thuhet në draft.

Sipas projektligjit në çdo rast, individët/familjet që preken nga vendimi kanë të drejtë të kundërshtojnë zhvendosjen e tyre në Gjykatën Administrative. Nëse është e nevojshme, atyre u ofrohet ndihmë juridike nga institucionet shtetërore. Procedurat e zhvendosjes dhe bashkëpunimi ndërinstitucional përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Strehimi social

Përparësi në përfitimin nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin kanë familjet/individët e pastrehë, të cilët në zonën përkatëse e kanë siguruar strehimin në: a) ndërtime të palegalizuara, që nuk mund të legalizohen; b) zonat e vjetra industriale, jofunksionale, të zëna nga individë të pastrehë, pa autorizime përkatëse për strehim.

Kriteret për përfituesit nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin, mënyra e sigurimit të strehimit të tyre gjatë periudhës së ndërtimit, forma e kalimit të pronësisë për kuota të përcaktuara për banesa sociale nga ndërtuesit ose pronarët, me qëllim strehimin e përfituesve që janë zhvendosur prej tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Relacioni

Projektligji i ri që do të miratohet në parlament dhe do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare është në Këshillin e Ministrave nga ministri i Zhvillimit Urban. Për hartimin e projektligjit grupi i punës u mbështet përveç ekspertëve të UNDP, edhe nga ekspertë të Këshillit të Evropës. Drafti i parë i projektligjit për strehim social u është dërguar për mendim 125 subjekteve: ministrive, 61 bashkive të vendit, shoqatave/organizatave që operojnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të grupeve të ndryshme në pozita të pafavorizuara, institucioneve të pavarura, aktiviteti i të cilave ndërthuret ngushtësisht me politikat e strehimit dhe të institucioneve që zbatojnë këto politika, si dhe ekspertëve të fushave të ndryshme.

Në përfundim të afatit të pritjes së mendimeve, u përgjigjën Bashkitë Durrës, Fier, Pogradec, Berat, Gjirokastër, Pustec, Mallakastër, Finiq, Tepelenë, Shijak, Vau i Dejës. Një pjesë e tyre u shprehën dakord, ndërsa Bashkia Berat, Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Durrës, Bashkia Fier bënë disa propozime, të cilat janë marrë parasysh në hartimin e draftit të dytë të projektligjit.

 

 c.a
Next Post
Ronaldo e lavdëron Zidanen

Ronaldo e lavdëron Zidanen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

October 28, 2026
VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

October 28, 2026
Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

October 28, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

October 28, 2026
Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

October 28, 2026
Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

Trump: Mbështetja ime e ndihmoi shumë Netanyahun në zgjedhjet e djeshme në Izrael

October 28, 2026
Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

October 28, 2026
Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

October 28, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shqyrton sot buxhetin 2027, parashikohen 10 miliardë euro, kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In