• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas “Associated Press” edhe “Washington Post” shkrim për thirrjet e Berishës për armatosje

by Aalison Pearse Stevens
21/04/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen e qytetarëve shqiptarë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, përveç atyre lokale. “Washington Post” shkruan sot se, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u bëri thirrje këtë të enjte qytetarëve që të armatosen, duke thënë se qeveria nuk po arrin të përballet me krimin.

“Duke folur në seancën javore parlamentare, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me bandat e krimit dhe tha se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për sigurinë publike. Berisha gjithashtu bëri thirrje për një ligj të ri për të lejuar posedimin e armëve. Armëmbajtja aktualisht është e paligjshme në Shqipëri dhe thirrja e tij është kundër ligjit gjë që mund të dënohet me 10 vjet burg”, shkruan “WP”.

Më pas tabloidi amerikan përcjell deklaratën e Berishës: “U bëj thirrje të armatosen”.

Duke iu drejtuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ai shtoi: “Nëse ju, si një organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, unë garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm të kthehen tek ju me të gjitha mjetet, në mënyrë që ju të mos dini ku të futeni”, përcjell “WP”.

“Washington Post” risjell në vëmendje vitin 1997, kohë në të cilën vendi u përfshi në një kaos pas dështimit të skemave piramidale.

“Në vitin 1997 Berisha, atëherë president i vendit, u rrëzua pas një revolte popullore dhe për muaj të tërë vendi u përfshi në anarki, pasi njerëzit humbën kursimet e tyre në skemat e dështuara piramidale. Pothuajse të gjitha depot e ushtrisë u plaçkitën dhe shumë nga këto armë mund të gjenden ende në Shqipëri, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009”.

Associated Press

Deklarata e ish kryeministrit, Sali Berisha, për armatosje, pasi, sipas tij, qeveria ka dështuar në përballjen me krimin, është bërë objekt shkrimesh edhe në mediat ndërkombëtare. Associetadet Press shkruan se Berisha, i larguar si kryeministër pas humjes në zgjedhjet e vitit 2013, ka akuzuar qeverinë si të lidhur me bandat kriminale. “Mbajtja e armës në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe thirrjet për të thyer ligjin dënohen me 10 vite burg. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, një nga personat e kritikuar nga Berisha, ka kërkuar nga Prokuroria të nis procedism”, shkruan AP.

Deklarata shkaktoi përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në sallën plenare, por vetë ish kryeministri dhe deputetët demokratë u justifikuan me argumentin se Berisha i referohej sistemit amerikan dhe se ky veprim mund të realizohej vetëm nëpërmjet miratimit të ligjit.

Next Post

Analizat/ Perimet në serat e Lushnjes rezultojnë me pesticide

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In