• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aspak nga kriza “botërore”…

by Artur Ajazi
07/03/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kompanitë kryesore të importimit dhe shitjes së karburanteve në Shqipëri, kanë deklaruar se “rritja e çmimeve në Shqipëri erdhi si pasojë e krizës aktuale në botë”. Sa qesharake. Pa u “tharë boja” e fillimkrizës në botës, në Shqipëri nisën rritjen e çmimit. Karburantet vetëm në 5 ditët e fundit i rritën me 40 per qind të çmimit, kur vetëm në 3 muajt e fundit u shkarkuan në portet shqipëtare, sasi të parazvlefshme me furnizimin e 6 muajorit të parë të vitit 2022.

Si ka mundësi, që sa nisin “krizat”, tek ne rritet mielli, nafta, benzina, dhe produkte të tjera në çmim kur, firmat dhe kompanitë importuese i kanë depot plot, dhe i kanë blerë ato në tregun botëror me çmim të arsyeshëm qysh më parë ? Si ka mundësi, që Maqedonia ka vendosur “ngrirjen e çmimeve”, kurse tek ne Ministria e Financave dhe strukturat e tjera kontrolluese deklarojnë se “nuk e ndalim dot rritjen e tyre”, dhe mjaftohen me kontrolle rutinë, dhe përfundime favorizuese për grosistët ?

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë nga xhepat e tyre, tekat dhe dëshirat e pronarëve të mëdhenj që deri sot kanë sfiduar shtetin, duke u justifikuar me pretendimin se “jemi tatimpaguesit kryesorë, çmimin e ka rritur kriza, jo ne”. Aspak kriza, aspak situata, aspak “humbja e madhe nga prishja e kontratave”. Një kompani e madhe importimi dhe tregëtimi, nuk ka pse ndikohet nga prishja e ndonjë kontrate, kur diçka e tillë dihet se është e përkohshme. Depot me ligj duhet të kenë rezerva nga  4 deri 6  muaj, duke llogaritur gjetjen e një tregu të ri.

Në rast se ti, si kompani  nuk e ke llogaritur këtë, kostot duhet të bien mbi ty, dhe jo xhepat e shqiptarëve.Tre prej grosistëve të importit dhe shitjes së karburanteve në Shqipëri, kanë sot rezerva për 6 muaj, pasi kanë kryer blerje të përmuajshme, kurse çmimin e një litri karburant e kanë rritur 40 apo 50 per qind. Atëhere, përse na duhet Ministria e Financave, Task-Forca, Tatim-Taksat, apo dhe organet e hetimit,kur bosëve të karburanteve nuk u kërkohet as llogari, dhe as penalizohen? Shteti funksionon njëlloj, si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri, por ndryshojnë angazhimi dhe vullneti për të zbatuar ligjin strukturat, duke lehtësuar oligarkun dhe jo popullin.

Shqipëria harxhon karburant, aq sa harxhon gjysma e Milanos apo 1/3 e makinave në Paris, dhe nuk ka treg të madh, që grosistët të justifikohen se “kemi humbje, e marrim shtrenjtë”. Kjo logjikë duhej të ishte e pranueshme, pas 2-3 muajsh nga nisja e krizës, por ata nuk duan të kenë asnjë dollar apo euro humbje, ndaj  sapo nisin “krizat” rrisin edhe çmimin. Makinat që kanë sot shumica e shqiptarëve, janë modeste, 10-15 ose 20 vjeçare, dhe përdoren vetëm për të maruar punë, hallet dhe problemet familjare, ndaj dhe e ndjejnë rritjen e çmimit.

Kurse një pakicë, ble makina të shtrenjta, (ka prej tyre që kanë 2 ose 3 të tilla) dhe as që bëhet fjalë se pyesin sa është rritur çmimi  naftës apo benzinës. Atëhere i bie se, grosistët e karburanteve janë “OK”, malli u shitet edhe kur 1 litër shkon me 230 apo 250 lekë, pasi  janë parexhinjtë që e blejnë pa u dridhur dora. Ata blejnë edhe bukën me rritje çmimi, edhe miellin, edhe produktet e tjera ushqimore, ata nesër kur të rritet edhe çmimi energjisë, e paguajnë pa problem fare. Atëhere tek ne nuk  paska  krizë, “ne jemi  popull  i  lumtur”.

Next Post
PS fiton edhe në Dibër/ Rrahim Spahiu zgjidhet kryebashkiaku i ri. PD forcë e tretë

PS fiton edhe në Dibër/ Rrahim Spahiu zgjidhet kryebashkiaku i ri. PD forcë e tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In