• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asociacioni? Serbët në Kosovë të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci”

by A R
16/06/2024 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Popullor Serb dhe përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac, e sheh me skepticizëm strukturën e “Asociacionit” që komuniteti ndërkombëtar po e kërkon me ngulm nga Prishtina.

Në një intervistë për mediet serbe, z. Pupovac tha se edhe në Kroaci u ngrit një Këshill me rol vetëqeverisës, por në praktikë roli u reduktua.

“Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara.

Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, jo të varen nga rrethanat politike,” tha z. Pupovac.

Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci nuk e sheh me vend edhe krahasimin e statusit të Asociacionit të mundshëm me Republikën Sërpska të Bosnjë-Hercegovinës.

“Nuk është reale që statusi i serbëve në Kosovë të jetë i njëjtë me statusin e serbëve të Republika Sërpska për një sërë arsyesh, nga shpërndarja dhe shtrirja e vetë komunitetit serb në territorin e Kosovës,” tha ai. /GE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In