• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asnjë rast me variantin Delta”/ Manastirliu: Po hartojmë plan për injektimet në banesa

by Java News
02/07/2021 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se sot Shqipëria ka të kontraktuara 2 milion e 900 mijë doza vaksinash ose gati 3 milionë në total.

Duke folur në  emisionin “Real Story” në News24 ajo u shpreh: “Kontrata apo marrëveshja kuadër me programin, ku kemi 1 milion e 140 mijë doza. Sot Shqipëria ka kontraktuar dhe ka në dispozicion 2 milion e 900 mijë doza vaksinash të kontraktuara. Po vijojmë për të kontraktuar të tjera që deri në pranverën e ardhshme çdo qytetar të jetë i vaksinuar. ‘’- tha Manastirliu.

Ministrja shtoi, se po hartohet një plan që vaksinimet të shtrihen dhe nëpër banesa, në koordinim me mjekun e familjes. Manastirliu tha se nuk ka asnjë rast me variantin DELTA të koronavirusit në  Shqipëri.

“Ka shkëmbime shumë të mëdha. Shqipëria duke u konsideruar si një vend me risk të ulët. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në ato vende që nuk duan analizat e PCR. Ajo që ju them me siguri është që ne nuk kemi indikacione që varianti DELTA po qarkullon në vend, por jemi në alert. Po vlerësojmë simptomat, përpos simptomave klasike të variantit të virusit, ka simptoma që varianti i ri i shfaq. Janë të gjithë të alertuar, nëse ka simptoma që ngjajnë me ato të variantit DELTA dhe ajo plus. Nga sinjalet e deritanishme të laboratorëve, ende nuk është kapur sinjal për variantin DELTA. Mostrat që janë të dyshuara, janë aty, për tu çuar në laboratorët e referencës. Qoftë në Londër dhe në Berlin kemi laboratorë referente, por për momentin rezulton që ky variant s’ka hyrë në Shqipëri”, shprehet ajo.

Ogerta Manastirliu i ftoi qytetarët që të bëjnë vaksinën, duke theksuar që është mirë të jenë të mbrojtur në shtator.

E pyetur lidhur me muzikën live në klub-e ministrja e Shëndetësisë tha se nuk duhet ta bëjmë më gabimin e verës së shkuar. “E kemi parë këtë film. Para një viti ju e dini se çfarë rritje pati në infektimeve për shkak të vajtjes në lokalet e natës. U bë një mësim për të gjithë botën. Nuk duhet ta bëjmë më atë gabim. Ne kemi marrë masa shumë të kujdesshme, edhe kur jemi hapur jemi hapur me faza. Sot kemi sërish masa të reja në fuqi, është shtyrë orari me një orë, muzika ka mbetur në orën 22:00 por kështu e ka vlerësuar Komiteti i Ekspertëve. Na duket sikur virusi nuk është mes nesh, në fakt është aty”, tha Manastirliu.

g.kosovari

Next Post
Kush është gruaja ukrainase që kishte fshehur në shtëpi ish-deputetin grek të Agimit të Artë, Christos Pappas

Kush është gruaja ukrainase që kishte fshehur në shtëpi ish-deputetin grek të Agimit të Artë, Christos Pappas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In