• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë nuk do zgjedhje të parakohshme

by Enkel Demi
10/07/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Reforma në drejtësi ka çelur shtegun e zgjedhjeve të parakohshme. Është me interes të vihet re se njerëzit që i propozojnë zgjedhjet si alternativë janë disa nga ligjvënësit socialistë në pushtet. Pas Pandi Majkos, i cili është për zgjedhje të parakohshme në një ditë me referendumin, kanë qenë disa deputetë të tjerë dhe i fundit, Parid Cara. Asnjë nga këto zëra të rëndësishëm të së majtës nuk janë përgënjeshtruar nga kryetari i tyre, Edi Rama, çka do të thotë se ky farë kërcënimi është pjesë e strategjisë së trysnisë që ushtrohet ndaj kundërshtarëve të reformës. Opozitarët që teorikisht duhet të jenë më të interesuarit se të gjithë për zgjedhje, i kanë përmendur vetëm një herë ato nëpërmjet kryetarit të tyre Lulzim Basha, i cili si e ka rëndom zakon, u zbyth të nesërmen nga kjo udhë. Deri tani ky aksion politik drastik është marrë seriozisht nga disa organizata të specializuara në matjen e opinionit që nxituan të nxjerrin në publik projeksione të dyshimta, ku si përherë nuk shpjegohet metodologjia. Po kështu, një alternativë e këtillë i ka pëlqyer ministrit të jashtëm të Greqisë, por kjo mund të përfshihet tek qyfyret e Ballkanit.

Tani, meqë zgjedhjet e parakohshme u kthyen një fjalë goje, pyetja vjen e tillë: Pas një dështimi të mundshëm në 21 korrik a jemi gati për zgjedhje të tilla?

Socialistëve mund t’u interesojë të hyjnë në një fushatë të fokusuar tek armiqtë e reformës në drejtësi, duke lënë mënjanë dertet në ekonomi, taksa, vendet e punës, rendin publik, trafikun e drogës, shëndetësi e kudo ku varka fut ujë. Por, a u jep atyre kaq forcë gjuetia e shtrigave me rastin e reformës së munguar për të qepur vërrat e barkës? Është një përgjigje e komplikuar, nga e cila varet fati i shtimit të mandateve që të sigurohet një shumicë më solide dhe më pak e kriminalizuar se kjo e sotmja.

Pyetja tjetër është: A do të hynte në zgjedhje para kohe Ilir Meta? Njeriu që ka caktuar ekuilibrat politikë të 10 viteve të fundit nuk ka si të bëjë një hap të pashoshitur. Meta nuk pëlqen ta bëj diversionin në vetë të parë, ndaj kryen më mirë se kushdo llogarinë e numrave të tij, ku duhet të zgjidhë sërish të njëjtën dilemë të 1 prillit: me Ramën apo kundër Ramës? Nëse qëndron me Ramën i duhet të presë reformën në Kodin Zgjedhor. Për të më shumë e rëndësishme është kjo e dyta se reforma në drejtësi. Nëse i del kundër Ramës i duhet të gjejë një formulë që në zgjedhje të shkojë pa këtë të fundit në krye të qeverisë, sepse nuk ia ka besën. A është i gatshëm ta zgjidhë këtë lëmsh deri më 22 korrik?

Opozita, e cila është në një proces shndërrimi në bazën e Partisë Demokratike, nuk ka strukturë të hyjë në zgjedhje të parakohshme ose do të katandiset si zgjedhjet vendore të Grida Dumës, e cila nuk gjente as komisionerë për të numëruar votat në Durrës. Gjithashtu që të hyjë më e qetë në zgjedhje duhet të shkojë me një qeveri jo si e sotmja, e cila sipas saj vjedh kutitë. Kompleksi i fajit i thyerjes së kutive duhet t’ja kallë datën më së shumti Lulzim Bashës. Një humbje dramatike në zgjedhjet e parakohshme për të do të ishte fundi, por ka gjasa që edhe për këtë parti që ka shpikur, ku do niste tretja e llojit PASOK. Ai është sot njeriu që ka nevojë më shumë se të tërë për kohë, shpresë dhe injeksione optimizmi që zgjedhjet e parakoshme nuk t’i japin.

Ndaj, nëse dështon 21 korriku, plani B, C, D… mund të jetë veç referendumi, sepse më lehtë mund të gjendet fjala për hartimin e një ligji të ri për referendumet sesa të tërheqin zvarrë këmbët në zgjedhje. Sido që të shprehet Pandi, këta makinën e kanë me frena këmbe dhe dore.

Next Post

FOTOT e çuditshme... si i transportojnë njerëzit kafshët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com