• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“As listat, as koalicionet nuk dolën papritmas”/ Hysi: PD dhe LSI po tentojnë bllokimin e përgatitjeve për zgjedhje

by A R
28/07/2020 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh sot se çështja e listave të hapura dhe e koalicioneve parazgjedhore nuk kanë dalë papritur në axhendë, por ka qenë diçka që e kanë ditur dhe partitë jashtë parlamentit.

Në një intervistë televizive, Hysi u shpreh se, kjo është një tentativë që bëjnë përsëri partitë që janë jashtë parlamentit për të bllokuar ecurinë e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e 2021.

“Ka pasur një Komision të Reformës Zgjedhore, i cili u asistua nga OSBE/ODIHR dhe që në krye të herës deputetët e opozitës në parlament kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave. Dhe në kalendarin e veprimtarisë së këtij Komisioni, i cili e përfundoi detyrën e tij dhe e kaloi vijimin e detyrës Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit u la që kjo që çështje do të diskutohet në vijim”, tha ajo.

“Nuk është çështja e listave të hapura një çështje që ka dalë papritmas në axhendë. Nuk është çështja e koaliconeve diçka që nuk e kanë ditur partitë që janë jashtë parlamentit. Kjo është një tentativë që bëjnë përsëri partitë që janë jashtë parlamentit për të bllokuar ecurinë e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e 2021”, u shpreh Hysi.

“Nga një anë për shumë shumë kohë kemi dëgjuar që zgjedhësi duhet të jetë ai që duhet të zgjedhë dhe nuk duhet të jenë partitë politike të cilat duhet të përcaktojnë listën e fituesve. Në këtë kuadër meqënëse pjesa më e madhe e qytetarëve kërkojnë që listat të hapen, PS e pranoi këtë kërkesë. Dhe të mos harrojmë që kjo kërkesë ka ardhur vazhdimisht edhe nga partitë që janë jashtë parlamentit, por edhe nga partitë që janë në parlament dhe që i përkasin opozitës parlamentare”, theksoi Hysi.

Nga ana tjetër, shtoi ajo “gjatë diskutimeve që ne kemi bërë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të ligjeve ne nuk thamë që koalicionet parazgjedhore janë të ndaluara. Pra, shprehja që përdor grupi propozues është hequr. Por mendoni nga ana tjetër një listë ku çdo parti politike, që zakonisht në koalicion hyjnë 40, 42 parti, do të kenë listën e tyre me emra, se çfarë rrëmuje do të jetë. Pra hapja e listave, aq më tepër 100% siç thonë partitë e opozitës parlamentare nga njëra anë dhe garimi i çdo partie që tek ne janë 120 e ca parti me listat e tyre, unë nuk arrij dot ta përfytyroj si një zgjedhës do të arrijë të lexojë kaq shumë emra dhe do të përzgjedhë kandidatin, apo kandidaten që ai kërkon ta përfaqësojë”.

“Ne kemi lënë që në Kodin Zgjedhor do të rregullohen dhe do të detajohen elementet që lidhen me hapjen e listave. Pra në Kushtetutë është përcaktuar, në ndryshimet kushtetuese, jo më pak se 2/3-at. Pra lista mund të hapet dhe 100% dhe këto janë gjëra që do të detajohen edhe në Kodin Zgjedhor. Dhe e dyta, lidhur me koalicionet është thënë hapur dhe përsëri e ritheksojmë, le të ofrohet një model që e kanë vendet anëtare të OSBE-së, ku ekziston një listë, një model i tillë, ku çdo parti që është në koalicion parazgjedhor të ketë emra, ose 140 kandidatët e vet në listë”, tha Hysi.

“Ne miratuam ndryshimet e 5 qershorit, të cilat diktojnë një sërë punësh përgatitore për përgatitjen e akteve nënligjore dhe ngritjen e institucioneve, duke filluar që nga KQZ e re. Nga ana tjetër të mos harroni që kemi dhe një paketë të dytë. Kemi ndryshimet në Kod Penal, në Kodin e Procedurës Penale, në ligjin e partive politike, në ligjin për sinjalizimin. Dhe këto janë kërkesa që i ka paraqitur pjesërisht OSBE/ODIHR-i, por një pjesë e mirë janë reflektim i shqetësimeve që ngre opozita parlamentare”, theksoi Hysi.

Në këtë kuadër, shtoi ajo, “Kuvendi i Shqipërisë në shtator ka një punë jashtëzakonisht të madhe dhe këto ndryshime duhen bërë brenda një kohe sa më të shpejtë, me qëllim që të jepet mundësi, jo vetëm organeve dhe institucioneve, por edhe zgjedhësve të njihen me kuadrin e ri ligjor”.

“Faza e tretë më pas është miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, i cili u diskutua të them të drejtën që në këtë periudhë, që në këtë fazë, por pikërisht opozita parlamentare kërkoi që Kodi i ri Zgjedhor dhe depolitizimi i administratës, që është kërkesë permanente e Partisë Socialiste, nuk do të bëhet as në këto zgjedhje, as në zgjedhjet vendore, por pas 2 palë zgjedhjesh”, tha Hysi.

Next Post
E ardhmja në dorë të vendimit, Daja tregohet i sinqertë

E ardhmja në dorë të vendimit, Daja tregohet i sinqertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com