• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma e haleve të qytetit tonë!

by Java News
24/10/2015 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

 

Thash dje, hajde po shkoj në punë duke kaluar nga parku Rinia… Me këtë rast shoh edhe shurrtoren që më kanë thënë se ka vendosur bashkia atje, edhe burimin e ujit që mediat uturonin para ca javësh duke lajmëruar instalimin e lumtur.

Kisha pak dyshime megjithatë me zemër të mirë e konsiderova një sukses nga ato që mund të krahasohen me reformën e arsimore që bëri zëvendëskryetari a nënkryetari i qytetit tonë.

Edhe wc mirë do t’a ketë bërë !, mendoja me dashamirësi, si konceptet që harbonte nëpër televizione për administrimin e kioskave gjoja diturore që prodhojnë fletë me emrin diploma. .

I bëri çiçin shkollës, mendoja, por mbase ka bërë halé të shkolluara ku të bëjnë çiçin qytetarët.

Dyshimin e kisha sepse nuk kisha dëgjuar gjë nëse shurtorja e parkut të ishte inaguruar, as burimi i ujit. Por, thosha, se si duket nuk punojnë për zhurmë e berihaj, por për të ndryshuar dhe reformuar bazën nevojtorike të qytetit tonë.

Ose ndofta e kanë lënë për më vonë, ta zemë ta inagurojnë për festën e a-shurrës ose të hallowinit, ose i testojnë njëherë haletë dhe pastaj i inagurojnë duke bërë një festë me birra.

Ka lezet,
pi birra,
bëj shurrën në wc,
shkoj laj duart te burimi i ujit,
hajde pi birra prapë,
shko shurro,
pi ujë.

Ka lezet, punë zinxhir!!!

Kur cfarë të shoh, ajo shurtorja nuk ishte veçse një kabinë nga ato që instalojnë në kantiere ndërtimi për puntorët gjatë orarit të ounës. Fekalet mblidhen në gropë a në ndonjë kovë dhe zbrazen diku. Nuk e di se ku as se kush e bën këtë gjë. Nuk besoj se çiçi i kalimtarëve të derdhet në tokë, poshtë, se atëhere do të ishte nami i zi.

Nejse, ika me vrap se po të hyja brenda do të asfiksohesha ose do të merrja ndonjë infeksion urinar dhe hajde ta shërosh pastaj…

Thash me vete, ik laj duart e pi një gllenjkë ujë te ajo kabina që e quajnë burim uji përballë hotel Dajtit, në rrëzë unazës, brenda parkut.

Cfarë të shoh, një lavaman i vogël si për të marr avdes. Pis, i ndyrë, një shishe bosh plastike e zhytur në lavavanin ngjyrë të verdhë, të ciflosur dhe rrjepur.

Ndyrësirë e gjallë. Të ngjallte krupën…

Hapa njerin nga rubinetet, hiç ujë, as tjetri…

U pika thash, kjo qenka butafori, skenë teatri, shurrtore për promocionin e bashkisë, qenka teknikë marrëdhëniesh publike kurse unë e kisha kujtuar si burim uji.

Më pas i rash në mendje. Po cfarë thua a derëbardhë? Ku ka furnizues uji këtu, ku ka kanalizime këtu, me siguri ditën e parë e kanë mbushur me kova me ujë dhe tani nuk kujtohet kush për të. Shyqyr që nuk ka ujë se do të kishte plasur kolera…

Pisllëku tmerr, por edhe krim ambjentalist, rrezik për epidemi kolektive për qytetin.

Shurrtorja është si uturak për puntorë ndërtimi në tunele malorë, bash në parkun qendror të qytetit, mbledh kakën me kova e nuk dihet se ku e derdh, o Zot, cezma e famshme, e tharë, dhe burim infeksioni.

Pash mbi çezëm edhe një flamur arab, a sirian, a irakian, a kurd, nuk e di, dhe mendova se kushedi se kush sheik na i ka falur për sadaka…

Rrija si i tromaksur dhe me sytë shqyer. Si është e mundur mo!

Si na bëjnë teatër butaforik mo!

Si tallen me ne mo!

Ika dhe ecja i menduar buzë Lanës mos gjeja ndonjë nevojtore tjetër andej tutje nga Pallati me Shigjeta…

Bëji çiçin kësaj pune, thash, bëji shurrën wc dhe çezmave të qytetit, është e kotë, ne nuk bëhemi kurrë njerëz.

Reforma e shurrtoreve të qytetit kishte pasur sukses mediatik të madh, por në të vërtetë, nuk ishte veçse një kovë muti në mes të parkut dhe një kabinë pa ujë, shyqyr thuaj, buzë Lanës, ku që tej dallonte i vizatuar flamuri i bashkisë huazuar nga iraku, a irani, a siria, a libia, kush i bën çiçin asaj pune…

Lana poshtë rridhte njësoj si dymijë vjet më parë…

Në ju gënjefsha, ma bëfshin mishin copëe ma hedhshin te wc e parkut qendror të qytetit dhe me gjakun tim le të mbushin depon e ujit me rubinete bosh pak më tutje.

 

Next Post

Luftëtarët e Suma-s garojnë në 100-metërsh (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com