• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e dështimit të Bashës sipas Bodes…

by A R
16/09/2017 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj pasardhësit të tij në krye të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje shkaqet e humbjes së thellë që pësoi koalicioni i djathtë në zgjedhjet e 25 qershorit, duket se kanë zgjuar të tjera reagime të forta kundrejt Bashës nga ish-përfaqësuesit më të lartë të PD-së.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, njëherësh ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”, Ridvan Bode e shikon humbjen e PD-së si rezultat i mungesës së një oferte programore për qytetarët nga ana kryedemokratit Lulzim Basha në fushatën elektorale.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Eko-Politikë” në Ora News, Bode deklaroi se Basha dhe opozita e djasthtë nuk arriti dot të formatonte një program-ofertë për qytetarët dhe për këtë arsye shkoi edhe më keq se ç’ishte në 2013-ën.

Bode theksoi se edhe pse u trumbetua nga Basha që PD-ja ka hartuar një program me ndihmën dhe konsulencën e ekspertëve të kancelares gjermane Angela Merkel, në fakt një program i tillë nuk u pa kurrë.

“Nga sa ka deklaruar, por nga sa u tha në publik, ne kurrën e kurrës nuk pamë një program që të ishte i koordinuar, i balancuar dhe të mund të deklarohej në mënyrë unike nga të gjithë kandidatët për deputetë apo përfaqësues të PD-së.

Po të jetë diskutimi në planin e njerëzve që unë mendoj që janë të vëmendshëm në këtë aspekt, sigurisht që e ka penalizuar Partinë Demokratike kjo”, u shpreh ish-kreu i Financave, Ridvan Bode.

Pjesë nga deklaratat e Ridvan Bodes

Ridvan Bode: Pas katër viteve qeverisjeje mendoja se socialistët do të ishin më të saktë dhe më të adresuar, por në fakt, po ta marrësh materialin që kanë paraqitur në Parlament ka më shumë retorikë politike se sa propozime konkrete, apo matje, apo të themi programe të mirëfillta për reformim, dhe kjo të lë një shije të hidhur. Sepse edhe zgjedhjet dhe fushata elektorale, pasi sigurisht, ka të drejtë z. Bushati (Ervin Bushati, deputet i PS-së) dhe Partia Socialiste që thotë se ne dolëm para qytetarëve, morëm votat e tyre dhe u besuam të vetëm për të qeverisur, dhe me kaq mbyllet argumenti politik i çështjes së programit. Por nëse do i futemi elementëve ekonomikë të qeverisjes unë mendoj se ka gjëra për të thënë. Sepse në fushatën elektorale nuk u dol me një program elektoral, ku sigurisht që programi elektoral nuk ka në brendësinë e tij përllogaritjet që janë këtu te programi qeverisës, por do të ishte një program nga pikëpamja politike. Dhe në këtë kuptim këta dolën pa program, ashtu sikurse doli dhe opozita. Dhe opozita për llogari të saj nuk arriti dot të formatonte një program-ofertë për qytetarët dhe për këtë arsye shkoi edhe më keq se ç’ishte në 2013-ën.

Kishte programin e hartuar nga ekspertët e Merkelit, nga sa ka deklaruar z. Basha…

Nga sa ka deklaruar, por nga sa u tha në publik ne kurrën e kurrës nuk pamë një program që të ishte i koordinuar, i balancuar dhe të mund të deklarohej në mënyrë unike nga të gjithë kandidatët për deputetë apo përfaqësues të PD-së.

Për t’ju marrë një opinion mbi këtë, ju mendoni se mungesa e ofertës së një programi është një arsye që e ka penalizuar PD-në në këto zgjedhje?

Nuk e di, por po të jetë diskutimi në planin e njerëzve që unë mendoj që janë të vëmendshëm në këtë aspekt, sigurisht që e ka penalizuar Partinë Demokratike kjo. Por e njëjta gjë do të vlente edhe për qeverinë, e cila do të ishte penalizuar, por mendoj se nuk kanë ndikuar shumë në zgjedhje programet…/a.m.

Next Post
Zyrtarët e LDK-së tallen me Haradinajn: Do i japim mirënjohje po e çoi kufirin në Çakorr

Zyrtarët e LDK-së tallen me Haradinajn: Do i japim mirënjohje po e çoi kufirin në Çakorr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In