• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Arsenali i armëve në Veri i fshehur në puseta, i përket dy “terroristëve” të Banjskës

by A R
15/06/2024 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka zbardhur detaje nga operacioni i mbrëmjes së djeshme në Veri ku u gjet një tjetër arsenal armësh, i ruajtur nga personazhe që kanë qenë pjesë e grupit të Milan Radoiçiç gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se ruheshin nga dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviç dhe Marijan Radojeviç, të cilët janë shpallur në kërkim.

“Armēmbajtje pa leje Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri  14.06.2024-15:00. Nga njësia e hetimeve rajonale, mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime. Rr. Çeta e Minatorëve, Mitrovicë Veri 14.06.2024-16:30. Është raportuar se nga njësia e hetimeve, në një shtëpi të pa banuar, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sa i përket armëve të gjetura në një pusetë kanalizimesh pas një ndërtese në rrugën “Kollashini” të Mitrovicës, ato i përkasin Marijan Radojeviç, ndërsa armët e gjetura në adresën e dytë i përkasin Cvetkoviç.

“Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty prej një kohe më të gjatë”, ka thënë Elshani.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili publikoi pamje të armëve që u sekuestruan, tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me forcën e ligjit dhe vendosjen e rendit.

/a.r

Next Post
Futbolli në zi, vdes në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares ballkanase

Futbolli në zi, vdes në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares ballkanase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com