• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

by E B
09/07/2026 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 38-vjeçar me precedent penal për krime kundër personit është arrestuar në flagrancë nga Policia në Himarë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet me armë zjarri dhe granatë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria 2”, policia e Himarës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Vlorës, ndaluan shtetasin E. H. në zonën e quajtur “Kthesa e Pilurit”. Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me fishekë, si dhe një granatë.

Kontrollet vijuan në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku Policia gjeti një tjetër pistoletë, krehra, municion luftarak, si dhe 4 jelekë antiplumb dhe multifunksionalë. Të gjitha sendet e sekuestruara, përfshirë armët, granatën, municionin, jelekët, automjetin dhe dy celularë, do të shërbejnë si prova materiale në vijim të hetimeve.

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 granatë, municion luftarak, 4 jelekë antiplumb/multifunksionalë, 1 automjet dhe 2 celularë. Vihet në pranga 38-vjeçari i posedonte, shtetas me precedent penal për krime kundër personit. Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Siguria 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet në zonën e quajtur “Kthesa e Pilurit”, Himarë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe 1 granatë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë.

2 pistoletat, granata, krehrat, municioni luftarak dhe 4 jelekët antiplumb/multifunksionalë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, thuhet në njoftim.

Next Post
E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com