Parisi dhe Brukseli duken të jenë futur në një situatë të çuditshme pas arrestimit të dy oficerëve belgë nga autoritetet franceze ndërsa po kthenin prapa një grup migrantësh në Francë. Ambasadori belg është thirrur në Francë në lidhje me arrestimet.
Gjithçka filloi të martën pasi një shofer lokal i kamionit alarmoi policinë belge për zhurma të dyshimta që vinin nga rimorkio e tij. Në shkurt forcat belge të sigurisë kanë rifutur kontrollet kufitare me Francën dhe që atëherë shpesh kapen refugjatë dhe kthehen në kufi.
Dy policë belgë nga Ypres, Flandri kanë shoqëruar 13 emigrantë, tre prej tyre fëmijë dhe kanë kaluar kufirin në afërsi të qytetit Nieppe, me sa duket pa qëllim. Atje ata u ndaluan nga policia francezë dhe janë mbajtur në stacionin e policisë në qytetin Armentiere, ku janë marrë në pyetje për pesë orë. Sindikata e policisë belge ka shprehur indinjatën mbi incidentin duke thënë se policët kishin kaluar kufirin vetëm rreth 50 metra.
ma.me