• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i zyrtarit të FBI në SHBA, Gjiknuri: Berisha rusofil që hiqet si rusofob, regjisor si te filmi “Fije që priten” me Sami Amenin

by Java News
25/01/2023 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri i konsideroi akuza ndaj kryeministrit Rama për takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, si një tymnajë që synojnë të heqin vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Në një intervistë për mediat, Gjiknuri tha se këto janë histori qesharake që thuhet nga Berisha dhe që ngjasojnë me filmin “Fije që priten” me personazhin Sami Ameni.

“Historia kthehet vërtet në qesharake dhe është bërë po të them me qëllim vetëm e vetëm që të sfumohet e vërteta që ka të bëjë me 21 janarin dhe me faktet e reja. Këto janë nga ato filmat thriller që vetëm në mendjen e Sali Berishës apo të tjerëve që i amplifikojnë të mund të quhen të vërteta. Pra, që një shqiptar lëvizka interesat e të gjithë botës apo kryeministri shqiptar na qenka korruptuesi më i madh i gjithë botës. Deri dje thoshin Xhorxh Soros, tani na doli dhe një shqiptari amerikan, kushëriri i Besnik Mustafait etj.

Pra qytete shqiptarë dhe amerikan që vjen e hyn në Shqipëri, sa herë të dojë dhe na dilka që gjithë ky komplot na u bëka nga zyra e Edi Ramës deri në këto nivele të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra këto janë histori qesharake. Sinqerisht më duken si ato , është si të marrësh, regjisorin e filmit “Fije që priten”, me Sami Amenin, dhe t’ia vësh tani filmave të sotëm me agjentin 007, madje post Danien Craig. Vetëm në mendjen e Berishës mund të ndodhin këto. Po unë kam një shpjegim kështu gjysmë psikologjik për këto. Kjo është për t’u parë, por përgjithësisht njerëzit, Berisha mund të jetë nga rusofil kthehet në rusofob. Çdo ngjarje botërore e lidh me Edi Ramën dhe me Rusinë. Kështu thotë për portin e Durrësit, kështu thoshte dhe kështu erdhën dhe ata agjentët tek ata rrënojat sovjetike në Gramsh, i la Edi Rama që të na zbulojnë sekretet ushtarake.

Të tilla gjëra ka thënë gjithmonë, por në themel, ai mund të jetë rusofil dhe hiqet si rusofob që çdo gjë do ta shpjegojë me interesin e tij. Pra çka në mendje e bën vetë, do që t’ia atribuojë tjetrit. Megjithatë kjo është një lloj sindrome psikologjike që i takon të tjerëve ta studiojë , por të paktën ky fakt është i dukshëm. Këto janë lidhje rastësore, që nuk kanë lidhje fare me interesat gjoja të mëdha të Rusisë në Shqipëri, por përkundrazi janë si i mbyturi që kapet pas një dege, pas fijes së kashtës kur e ka marrë rrjedha e lumit dhe lumi i historisë po e çon aty ku ai nuk mund të ngrihet më”, tha Damian Gjiknuri.

 

 

Next Post
Betohet në Presidencë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, hapen procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Betohet në Presidencë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, hapen procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump kritikon sërish Melonin: Më pëlqen, por nuk ishte me ne!

Trump kritikon sërish Melonin: Më pëlqen, por nuk ishte me ne!

July 7, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Rutina e “Kilometrit të fundit”

July 7, 2026
Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

July 7, 2026
SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

July 7, 2026
Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

July 7, 2026
Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

July 7, 2026
Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In