• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i Plaurent Dervishaj në Abu Dabi i akuzuar për dy vrasje të bujshme/ Policia jep detajet

by Java News
12/12/2020 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e Plaurent Dervishaj, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar mbi urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Valdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005.

“Falë shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për vendndodhjen e një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, koordinimit të veprimeve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Plaurent Dervishaj, 48 vjeç, banues në Durrës“, thotë Policia e Shtetit.

Plarent Dervishaj ka qenë anëtar i bandës së Durrësit. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një person tjetër.

Dervishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishen në 8 dhjetor. Më herët policia arrestoi Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, nderkohe vazhdon të jetë në kërkim Lul Berisha.

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon operacioni policor i koduar “Asgjë nuk harrohet”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcat Speciale Renea, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës e Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe Interpol Tirana, nën drejtimin e SPAK-ut, si rezultat i të cilit u zbardhën dhe u dokumentuan dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.

Vijimi i operacionit për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit është koordinuar nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Falë shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për vendndodhjen e një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, koordinimit të veprimeve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Plaurent Dervishaj, 48 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij është bërë nga homologët e Interpol ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe), pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bazë të shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, ku pas verifikimeve ligjore rezultoi se personi i kapur është Plaurent Dervishaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, mbi bazën e vendimit të datës 02.12.2020 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ‘’Arrest në burg’’ për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Next Post
“Jeta është e shtrenjtë, e pa kthyeshme”/ Shefi i Urgjencës thirrje të fortë: Mos lejo që jetët tona të humbasin për 4 rregulla

“S’mund të flasim për lehtësim..."/ Brataj: Mendoj se nuk do të ketë masa të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

September 17, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Policia e mendimit

September 17, 2026
Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

September 17, 2026
Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

September 17, 2026
“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

September 17, 2026
AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com