• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Frrokajt/ Basha: Hetim transparent e jo politik uroj të jetë i pafajshëm!

by Java News
17/03/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka komentuar pak minuta me pare arrestimin e kryetarit te Bashkise Lezhe Fran Frrokaj, i cili akuzohet per megafalsifikim me tokat ne plazhin “Rana e Hedhun” ne Shengjin. Ky i fundit eshte funksionar lokal i zgjedhur nga PD. Basha ka nenvizuar se kerkohet qe hetimi ndaj tij te jete transparent dhe jo politik, si dhe ka uruar qe Frrokaj te jete i pafajshem.

“Qëndrimi i im dhe i PD është që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe jo të kapur nga axhenda politike, të drejtuar nga njëri krah politik kundër tjetrit” deklaroi Basha në një deklaratë nga selia e PD.

Pak pas mbledhjes me anëtarët demokrat të Komisionit Hetimor për çështjen ‘Tahiri’, Basha theksoi se ka një presion të madh politik që hetimi në fjalë të mbyllet.

“Bashkë me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri kemi kryesor sot konsultim e parë për t’ju paraprirë takimit të parë ditën e hënë. Në rastin e Saimir Tahirit ra shteti, pushuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligj zbatuese. Qëllimi i komisionit hetimor është për të zbuluar se çfarë ndodhi, për të mos lejuar kurrë që shteti të kapet nga krimi. Ne do të hetojmë se ndodhi që kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush nga qeveria nuk reagoi. Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe s’bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar. Prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar grupin kriminal Habilaj-Tahiri dhe bashkëpunëtoret. Duhet ta bëjë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar. Po bëhet presion i madh politik për të mbyllur çështjen Tahiri. Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi nëse Tahiri, Dakot, Gjiknuri, Ahmetajt, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie të akuzuar për vepra të rënda kriminale, nuk do të dalin para drejtësisë. Sot dua t’u them shqiptarët se ne urojmë dhe shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i PD është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, dhe jo politik dhe i pandashëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe jo të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër”, tha Basha.

Next Post
Bavarezët kontaktojnë trajnerin e Tottenham, Pochettino

Bavarezët kontaktojnë trajnerin e Tottenham, Pochettino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In