• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arratisja e të kërkuarit nga porti i Durrësit, reagon policia

by A R
10/06/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me lajmin për arratisjen e një të kërkuari nga porti i Durrësit. Përmes një njoftimi, policia sqaron se personi në fjalë ka shmangur procedurat e kontrollit. Sipas policisë, nuk rezulton që ky shtetas të ketë zbritur nga trageti në kthim nga Italia.

NJOFTIMI

Në datë 10.06.2017, në tragetin “RIGEL II”, të linjës Bari – Durrës, në listën e pesonave të kthyer INAD (persona me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen), figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur.

Me mbërritjen e tragetit është marrë praktika nga përgjegjësi i turnit të Policisë Kufitare me qëllim marrjen në dorëzim të personave INAD, por nga verifikimi fizik i personave  ka rezultuar se nga personat e kthyer INAD mungonte shtetasi A.N. 27 vjeç, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen.

Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftoje kapitenin e tragetit për mungesën e shtetasit të mësipërm.

Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje.

Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti.

Nga verifikimet në sisitemin TIMS rezulton se shtetasi A. N.,  më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në bashkëpunim, parashikuar në nenin 236/2  të Kodit Penal.

Shtetasi i mësipërm, për herë të fundit nga Republika e Shqipërisë ka dalë më datë 18.08.2016, nga Pika Kufitare Muriqan, i rregjistruar në sistemin TIMS.

Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari, të datës 08.06.2017, shtetasi A. N. rezulton i regjistruar në këtë listë  dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave,  i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ky shtetas ka çekuar në datë 08.06.2017 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.

Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari – Durrës, të datës 09.06.2017, shtetasi A.N. figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer.

Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka rregjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017.

Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me ShÇBA- në po vazhdon procedurat për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas, si dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore në rast se do ketë persona të  tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Next Post
Zëri i Amerikës: Rama u tërhoq nga data e zgjedhjeve, Basha nga qeveria teknike

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Negociatori demokrat: Ne synojmë të jemi forcë e parë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com