• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arqipeshkvi i Shkodrës me Tahirin: Shqiptarët janë armatosur se nuk i mbron shteti

by A R
06/02/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte ditën e sotme në Shkodër, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me komunitetet fetare në këtë qytet për të sensibilizuar qytetarët për dorëzimin e armëve vullnetarisht.

I pari që ka marrë fjalën ka qenë Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, i cili ka nënvizuar në fjalën e tij se shqiptarët janë të armatosur se kanë frikë, dhe i ka bërë thirrje ministrit që të mbrojë qytetarët.

Megjithatë, ai ka bërë thirrje që shqiptarët të dorëzojnë armët, si dhe ka kërkuar nga policia që të mbrojë qytetarët në mënyrë që ata të mos kenë frikë që t’i dorëzojnë.

“Janë të frikësuar ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët ne mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mbajnë armë”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra.

Ndërsa, nga ana tjetër ministri Tahiri është shprehure se nuk duhet të justifikojmë çdo gjë që ndodh sot me justifikim se shqiptarët duhet të kenë armë për tu mbrojtur.

Po ashtu, Ministri i Brendshëm ka bërë apel që të hiqet dorë nga tradita shqiptare se burri nuk e lëshon armën nga dora, se është kërcënim për të ardhmen.

“Duhet te çarmatosim mendjen, arsyen me shume se te çarmatoset komuniteti nga dhuna nga represioni dhe qe na detyron te jemi përballë njeri-tjetrit dhe disa përdorin armët. Burrë është ai qe fal dhe kush justifikohet me traditën se shqiptari nuk e leshin armen bën gabim dhe është kërcenim për te ardhmen. Te rinjtë kurrë nuk mund ti referohen armës dhe dhunës dhe shqiptaret duhet te referohen jo per armen por për arsyen dhe dijen. Burrë është ai qe e dorëzon armen. Nuk funksionon vetëm si përpjekje e qeverise por duhet te jete përpjekje e shoqërisë.”, tha ai.

“Qeveria po e po, për Ministrinë e Brendshme është, duhet të jetë prioritet shpirtëror, secili prej nesh duhet të gjejë forcën që t’i bindin njerëzit për t’i dorëzuar armët. Njerëz që gjejnë mundësi që bashkëpunojnë për të gjetur gjëra pozitive. Asgjë që ndodh sot, nuk është kurrë arsye për të zgjidhur pasigurinë përmes armatosjes. Nuk mund të ecet përpara kur secili merr përsipër për t’u mbrojtur vetë. Duhet të heqim armët nga duart, për të lënë shtetin të japë siguri për qytetarët. Kjo sot, është sigurisht një vepër e përkryer, e juaja, dhe të gjithë atyre që kanë bërë thirrje për qytetarët që të dorëzojnë armët. “-, tha Tahiri.

Duke vlerësuar rolin e komuniteteve fetare, Tahiri thotë se e gjithë fushata nuk është kundër armëve në vetvete, por kundër ndjenjës së dhunës që ndodhet te shqiptarët, dhe për këtë ai kërkoi edhe ndihmën e komuniteteve fetare në të gjithë vendin.

 “Komunitete fetar kanë një rol të rëndësishme, kjo është beteja me e madhe, jo kundër armëve si objekte, por kundër ndjesë së dhunës. Sot 50 vjet më parë u vra besimi fetar në Shqipëri, 50 vjet më pas duhet të vrasim dhunën. Largojuni dhunës, besoni tek ai që lexon më shumë. Riktheni sisteim e vlerave. Unë shpresoj shumë që këtë iniciativë të sotme, ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë të besojnë te familja. Por e rëndësishme është që të besojnë më shumë në një Shqipëri pa armë.”, tha Tahiri. /b.d

Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Rama: Vettingu nuk është as për Lu-në e as për Llallën, por për çlirimin e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In