• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Armiku duhet respektuar, para se ta mundësh

by
15/11/2015 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla/

Për një person me origjinë myslimane sot nuk është e lehtë të dalë dhe të ndëshkojë kasaphanën e Parisit. Gjithsesi sot Hamasi, një organizatë që edhe vetë proklamon Kalifatin si dhe Xhihadi Islamik i Palestinës, që aksionet kamikaze i kanë pjesë të veprimtarisë së tyre, kanë dënuar aksionet e xhihadit të Shtetit Islamik.

Personalisht më kujtohet shtatori i vitit 2001. Në atë kohë punoja në Londër në BBC, e megjithatë e kisha të pamundur të mos ndjeja ftohjen e kolegëve të mi, kur i thoja se në Shqipëri ishim shumica myslimanë, porse nuk ndanim asgjë me 11 shtatorsat.

Sot pas 14 vjetësh, njësoj me mua mendon edhe Hamasi, edhe Xhihadi Islamik i Palestinës: se ISIS është një organizatë terroriste “trendy” dhe popullore. Sepse ata po dalin, nga veprimet e IS, shumë herë më të moderuara dhe për fat të keq jashtë mode, krahasuar nga “çunat” e veshur me të zeza, me Toyota të shtrenjta, me shumë më tepër para sesa tyrbet dhe kallashët e fillim viteve 2000.

Ndryshimi ama midis meje dhe Hamasit, dhe Xhihadit Islamik (vë bast edhe shumë shpejt ndaj Al Qaeda-s), është PRANIMI se xhihadi i ISIS, po kthehet në një modë dhe trend të rrezikshëm mes myslimanëve, nga Parisi e deri në Akra. Al Qaeda, Xhihadi Islamik, Hamasi, po e ndjejnë këtë, por thjesht nuk e pranojnë. Dhe këtu bashkohen me të njëjtin qëndrim të ndrojtur si Obama, Hollande apo Angela Merkel, ndaj armës më të fortë të ISIS, ideologjisë.

Dhe në fakt a nuk është ideja e Kalifatit, për një shtet që sfidon kufijtë kombëtarë, etnikë, rajonalë dhe që krijon një hapësirë të njëjtë ideologjike fetare? A nuk është kjo, fitorja e parë ideologjike e ISIS? Cfarë bashkon sulmet e Parisit, me ato të Boko Haram në Nigeri, me ato në Algjeri, Libi e Siri? Eshtë ideologjia.

Sipas burimeve ushtarake në Pentagon, ISIS sot numëron mbi 22 mijë ushtarë mercenarë nga e gjithë bota: me pasaporta amerikane, kanadeze, australiane, britanike, gjermane, franceze apo shqiptare. Dhe nuk ka mundësi të jetë paraja ajo që bën sexy idenë e bashkimit me ISIS. Ose së paku nuk është vetëm paraja. Eshtë padyshim ideologjia.

Në një intervistë për “Fox News”, një profesor i Marines University, ngriti sot këtë pyetje retorike: ”Imagjinoni sikur ushtarëve tanë, para zbarkimit në Normandi, t’u thonim: gjermanët vritini, por mos i quani Nazistë. Imagjinoni sikur komunistët të mos i quanim komunistë, por demokratë të zhgënjyer. Armiqtë nuk i zgjedhim ne. Ata kanë emrat e tyre për veten e tyre. Ne duhet t’i quajmë me terminologjinë e tyre. Dhe ata vetëquhen luftëtarë të xhihadit islamik”.

Dhe në fakt kjo është e vërtetë. Pavarësisht se sot tendenca e të moderuarve është që të thonë: “Ata nuk janë përfaqësues të Islamit. Ata nuk janë myslimanë”. Në fakt ata nuk janë myslimanë, sië mund të ndihem unë sot. Por pa diskutim ideologjia e tyre fetare e deklaruar si xhihadiste, ekstremiste, bazohet tek ai interpretim i Kuranit, që është po aq islamik, sa Xhihadi palestinez, Hamasi dhe Al Qaeda bashkë. Ndryshe sot këto tre organizata, nuk do ndiheshin të rrezikuara nga popullariteti I ISIS. Konkurenca mes tyre është sigurisht bazuar vetëm tek një gjë: ideologjia.

Kështu që para se të themi se ISIS ka para, apo se shfrytëzon varfërinë dhe injorancën , mjaft të lexosh histori të pabesueshme sesi vajza dhe fëmijë adoleshentë nga Britania, me një mirëqenie që kapërcen ku e ku atë të fshatrave të Librazhdit apo Maqedonisë Perëndimore, i bashkohen ISIS ëdo ditë, çdo javë e çdo muaj. Pra nuk është paraja. Eshtë ideologjia. Shoqëria perëndimore përveë dështimeve të mëdha të saja të shekullit të fundit, morale, sociale, dhe ekonomike, pra dështimit të ideologjisë së saj, po dështon të njohë dhe pranojë cilët janë armiqtë e saj, dhe ISIS është padyshim armiku i saj më i respektuar sot. Ajo i fyen ata sistematikisht duke mos i quajtur myslimanë ekstremistë sië ata janë, por thjesht si të shkretë që e bëjnë nga varfëria. Por vetëm një idiot nuk di sot të dallojë arsyen përse dje një palestinez hidhte veten në erë në Jeruzalem, nga një adoleshent arab, i lindur në një arrondissement të Parisit dhe francez deri në momentin që hodhi veten në erë në gate “H” të Stade de France: I pari hidhte veten në erë nga mungesa e opsioneve të tjera, i dyti nga ideologjia.

Ka ardhur momenti që ta shohim të vërtetën në sy dhe të pranojmë. Se ISIS është një organizim serioz fetar ekstremist islamik. Se ideologjia e tyre është tashmë trend i fuqishëm mes myslimanëve në gjithë botën. Dhe nuk ka dron, raketë e sulm ushtarak që jep rezultat efektiv ndaj kësaj arme. Duhet nisur nga pranimi i të vërtetës dhe thirrja e tij me emrin që ai meriton dhe vetëquhet. Islam radikal.

Myslimanët nuk ofendohen për këtë. As gjermanët nuk ofendohen kur u thua se Hitleri ishte nazist. As rusët kur u thua se Stalini ishte kriminel. Të gjithë jemi adultë dhe dimë të ndajmë nuancat e të njëjtës ngjyrë. Por ama të gjithë e dimë të vërtetën.

Dhe e vërteta është, se arma më e fortë e ISIS është ideologjia. Dhe se për këtë duhen respektuar. Armiku fillimisht duhet respektuar për atë që është. Duhet identifikuar arma e tij më e fortë.

Dhe vetëm kështu ai përballet në mënyrën e duhur.

Next Post

G20, Obama- Putin diskutojnë privatisht në lidhje me ngjarjet e Francës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In