Nga Alban Ylli
Ç’tregonin modelet mbi pandemine ne 16 Mars
Ne 16 mars 2020 Ferguson dhe koleget e tij nga Imperial College ne Londer ofroi nje modelim te pamjes qe mund te kishte pandemia ne popullatat Britanike dhe Amerikane, nese nuk do te merrej asnje mase, si dhe ne kushtet e masave te ndryshme. Ferguson eshte nje epidemolog me pervoje ne kete fushe duke u marre me pare me studimin e gripit avanian ne 2006 apo gripit pandemic te 2009. Modeli ishte i bazuar ne nje ekuacion qe ngrihej mbi disa parametra te epidemise ne Kine si dhe ne disa supozime te thjeshtezuara mbi te semuret, te ekspozuarit, te infektuarit dhe te sheruarit. Ne kushtet e nje qarkullimi ‘te eger’ te virusit pandemia do te shkaktonte 2.18 milione te vdekur ne ShBA. Modelimi gjithashtu informoi mbi efektin e pandemise mbi sistemin shendetsor ne rast se nuk do te kishte asnje mase, do te kishte vetem masa relativisht te buta (si ato qe aktualisht ishin duke u keshilluar nga qeverite Britanike dhe Amerikane) dhe nese masat do te ishin drastike, me karantinim te shoqeruar me izolim masiv te detyruar social dhe mbyllje te shkollave.
Kemi zgjedhur nje prej figurave me domethenese te studimit, i cili me siguri ka ndikuar ne vendimmarrjen per mbyllje drastike te ndermarre nga qeveria britanike vetem disa dite me vone prej botimit te tij. Vetem masat drastike do te mund te shpetonin sistemin shendetsor nga kolapsi (ne figure kurba me e ulet e gjelber). Masat qe ishin nderkohe ne vijim do ta shtypnin shume kurben, por jo mjaftueshem (kurba e parregullt e kuqe). Situata hipotetike ne mungese te plote masave do te ishte teper katastrofike per t’u perfshire ne te njejtin grafik (kurba e e larte e zeze)
Skenaret e shtypjes se kurbes se pandemise ne Britanine e Madhe (Nga Ferguson et al. 16 Mars 2020)
Koha kritike prej hyrjes se virusit ne nje popullate dhe fillimit te masave drastike
Shume epidemiologe ne Itali e gjetke, pas precipitimit te situates ne Lombardi ne shkurt kishin filluar te parashikonin ate qe do te ndodhte ne vende te tjera te europes perendimore dhe ne SHBA, megjithese ritmet e dyfishimit te rasteve atje dukeshin ende te uleta (Rodolfo Saracci). Te gjitha keto vende i kishin regjistruar te ashtuquajturat raste 0 ne fund te janarit apo ne fillim te shkurtit. Megjithate, pas sinjaleve positive qe vinin nga Kina shumekush ne Europe krijoi pershtypjen e gabuar se Coronavirusi i ri mund te kontrollohej lehte dhe te kalonte me pasoja minimale. Vigjilenca ishte e rritur por te pakte ishin ata qe imagjinonin se ne Europe mund te merreshin te tilla masa ne kushte paqe. Pas nje periudhe rreth nje mujore dhe krijimit te nje rezervuari te madh infektimi, jo shume te dukshem ne popullate, filloi qarkullimi intensiv dhe rritja eksponenciale e kurbes epidemike, Fillimisht ne Lombardi, pastaj me 1-2 jave vonese ne shumicen e zonave te medha urbane ne Europen perendimore.
Ne Europen Lindore virusi ka filluar te hyje me 3-4 jave vonese; rastet 0 jane regjistruar vetem ne fund te shkurtit dhe ne fillim te marsit per shumicen dermuese te vendeve nga Lituania ne Greqi dhe nga Hungaria ne Turqi. Si pasoje, keto vende kishin pasur kohe te shihnin potencialin shkaterrues te pandemise ne Itali, dhe masat drastike filluan krahasimisht me shpejt. Kohezgjatja nga momenti i regjistrimit te rastit te pare ne momentin e marrjes se masave darstike ne keto vende eshte me e shkurter se ne Europen Perendimore dhe sidomos ne SHBA. Gjithashtu niveli i shkembimeve njerezore me Kinen dhe sidomos me Italine, ne perendim duhet te kete qene me i larte se ne lindje dhe rastet e para qe kane ‘mbjelle epidemine’ kane qene me siguri me te shumta, cka ka sjelle rritme te rritjes me te larta.
Masat e forta, heret ne kohe te kombinuara me nje nivel relativisht me te ulet te urbanizimit, duhet te jete shkaku kryesor i frenimit te epidemise ne Europen Lindore ku ende risku per t’u infektuar nga Covid 19 eshte rreth 5 here me i ulet se ne Perendim dhe risku per te vdekur eshte rreth 10 here me i ulet. Per diferencen e larte ne vdekshmeri, vec ‘lag time’ lidhur me fillimin e epidemise, nje faktor eshte edhe mosha mesatare relativisht me te re.
Faktoret apo hipotezat e tjera
Ne kushtet e krahasimit ekologjik apo gjeografik te situates se pandemise, eshte e veshtire te shmangen konfonduesit e shumte. Disa hipoteza serioze jane ato qe e lidhin nivelin e ulet te riskut nga Covid 19 me mbrojtjen imunitare te ndryshme, tipin e ndryshem te shtamit te virusit qarkullues, klimen e ndryshme, aftesite e ndryshme te vendeve ne regjistrimin e rasteve dhe vdekjeve, stili i jeteses etj.
Gjithsesi, duket se asnjera prej tyre nuk mund te jape nje shpjegim te plote per diferencat e forta qe verehen.
Keshtu nese imuniteti si pasoje e vaksines BCG do te ishte nje shkak, si do te shpjegohej diferenca shume e madhe mes riskut ne Veri te Italise me Jugun e saj kur modelet e vaksinimi kane qene ne njejta? Diference e ngjashme verehet edhe ne provinca te tjera te Europes Perendimore, sidomos mes qendrave te medha urbane dhe qendrave te tjera me periferike. Shpjegimi edhe ne keto raste eshte me shume gjase hyrja me e voneshme e virusit dhe koha me e shkurter nga fillimi i masave.
Nje studim i fundit nga Hollanda deshmonte per tre kategori kryesore gjenetike te virusit SARS-Covid2. Ne gjithe Europen duket se qarkullon njera prej ketyre kategorive. Gjithashtu nuk ka shume mundesi qe virusi qarkullues ne Shqiperi te kete dallime thelbesore nga ai qe qarkullon ne Itali, kur dukshem epidemia Shqiptare eshte nje zgjatim ne kohe i asaj Italiane.
Klima eshte nje faktor i njohur me ndikim ne infeksiozitetin e coronaviruseve, dhe mund te jete nje shpjegim per qarkullimin relativisht te ulet ne shume vende te botes, por nuk shpjegon dot ngjashmerine e forte ne te gjithe Europen Lindore, nga veriu ne jug.
Regjistrimi i rasteve te reja eshte mjaft i ndryshem ne vende te ndryshme, por identifikimi i rasteve te renda dhe vdekjeve ne spital ka pak gjase te kete dallime substanciale mes Italise dhe Estonise apo mes Frances dhe Kroacise.
Ç’deshmon situata ne Shqiperi
Eshte veshtire qe ne kushtet dinamike te pandemise te kalkulohen nivelet e infeksiozitetit per SARS-Covid 2 ne Shqiperi, por nga nje vezhgim i numrave te publikuar mbi rastet, kontaktet, dhe sidomos kohen e dyfishimit te rasteve, duket se ai eshte luhatur mesatarisht mes 1 dhe 2 ne Shqiperi. Ne ndonje periudhe te shkurter ne Mars duhet te kete arritur mbi 2.5, por ditet e fundit duket te jete nen 1. Gjithashtu, numrat e ulet te epidemise Shqiptare e bejne akoma me te veshtire nje kalkulim te sakte te vleres se R0 e cila eshte dinamike dhe ndryshon gjate gjithe epidemise. Nderkohe qe treguesi i infeksiozitetit eshte raportuar edhe 3.8 ne moment te caktuara te rritjes eksponenciale te rasteve ne janar ne Wuhan, ky potencial ngelet i pashprehur ne Shqiperi.
Eshte vleresuar se, bazuar ne nivelin e riskut per te qene i infektuar ne Lombardi dhe volumit te qarkullimit te njerezve mes vendit tone dhe Italise, ne gjysmen e dyte te shkurtit dhe fillim te marsit ne Shqiperi jane ‘mbjelle’ rreth 50-100 raste te infektuara, te cilat kane filluar epidemine ketu (Erida Gjini).
Ne Shqiperi koha nga hyrja e virusit ne marrjen e masave drastike eshte shume e shkurter dhe duket i ka kufizuar mjaft mundesite e qarkullimit te tij ne komunitet. Ka nje rritje shume te lehte te rasteve te diagnostikuara ne javen e dyte te marsit qe mund te jete shprehja klinike e rasteve te para te hyra ne Shqiperi. Ne javen e 21-25 marsit rritja e rasteve ditore te diagnostikuara (me gjase shprehje e qarkullimit komunitar te virusit rreth 10 dite me pare) eshte praktikisht eksponenciale, por serish frenohet. Edhe ne javet ne vijim duket se qarkullimi i virusit eshte mbajtur ne kontroll, ne vatra te izoluara. Edhe nese do te shmangnim perdorimin e rasteve te konfirmuara me PCR (per arsye te numrit krahasimisht te ulet te testimit ne Shqiperi) per te perdorur rastet e shtruar ne spital, rastet ne kujdes intensive, apo vdekjet, do te verenim te njejtin profil epidemiologjik.
Nese do ta krahasonim kete situate me modelin e Ferguson me siper, do te verenim se niveli i riskut eshte shume me i ulet se sa parashikimi per skenarin me te mire nen masat drastike. Ne fakt, edhe ne kemi vleresuar se ne mes te prillit ne vendin tone do te kishim ende rreth 50 raste te konfirmuara ne dite, te pakten 100 te shtruar ne dy spitale, por duket se situata po provon nje nivel real risku me te ulet. Duket nderkohe e veshtire te arrihet edhe vleresimi tjeter qe kemi bere per per rreth 1000-2000 persona te konfirmuar me Covid 19 gjithsej ne Maj, megjithese kjo varet shume nga strategjia e testimit.
Shpjegimi duhet gjetur serish ne kohen e shkurter nga moment i identifikimit te rastit te pare ne marrjen e masave drastike. Modeli i Ferguson perllogarit situaten ne Britanine e Madhe ne kushtet kur kishte nderkohe mbi 5000 raste te konfirmuara (pa dyshim, shume me teper ne popullate) dhe masat drastike do te merreshin vetem ne javen e katert te marsit. Keto raste kane qene te mjaftueshme per te krijuar nje rezervuar te rendesishem te infektuarish ne popullate dhe per te ushqyer me tej zhvillimin e epidemise atje, pavaresisht masave drastike te marra.
Duhet theksuar se modelet parashikojne teorikisht se ne kushtet kur virusi nuk peson asnje mutacion beninj, dhe popullata ngelet jo immune ndaj tij, potenciali eshte ende i larte per rifillim te qarkullimit intesiv dhe krijimi i mundesive per vale te tjera epidemike (vala e dyte e larte ne modelin e Ferguson). Vetem survejanca intensive epidemiologjike ne vazhdim do te provoje nese ky virus do te humbe gradualisht infeksiozitetin dhe/ose virulencen si pasoje dominimit te mutacioneve beninje, te cilat mund te dominojne me te mbijetuarit, nderkohe qe mutacionet malinje mund te zhduken bashke me bujtesin human qe vdes. Per momentin, teorikisht, Shqiperia, si dhe vende te tjera ku qarkullimi i virusit ka qene i kufizuar, ka ende nje popullate shume te prekshme nga Covids 19 dhe kjo duhet te perbeje bazen mbi te cilen duhet te ndertohet gjithe strategjia e daljes ne fazen e dyte kontrollit te pandemise dhe rikthimin gradual ne normalitet.
Per te perdorur metaforat e luftes te perdorura gjeresisht ne kete kohe pandemie, tani per tani kemi mesa duket vetem nje armepushim dhe ende jo paqen apo fitoren perfundimtare.
Mire lindja perendim po pse nuk e provoni edhe veri jug?
Po per 5G pse nuk flisni fare