Policia e Beratit ka vënë në pranga 2 persona, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tyre ka sekuestruar 2 armë zjarri pa lejë.
Në prangat e policisë kanë rënë Sokol Xhanari, 34 vjeç, nga fshati Plug në Lushnje dhe Alfred Mullaj, 29 vjeç, nga fshati Bubës në Permet.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin që udhëtonin personat e arrestuar janë gjetur 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe 64 fishekë.
Pas kontrollit policia konstatoi se edhe automjeti me të cilet lëviznin dy të arrestuarit ishte pa targa.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
shqiptarja.com/d.i.