• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel para krerëve të BE, Merkel: Mund të përmirësohemi

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Merkel pret në muajt e ardhshëm suksese nga BE-ja e goditur nga krizat dhe një sinjal uniteti. “Jemi në situatë kritike”, tha Merkel sot në Bratislavë, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. “Bëhet fjalë që të tregojmë me vepra, se mund të përmirësohemi”, tha Merkel. Sipas saj, mesazhi i Bratislavës duhet të jetë “Ne duam të bashkëpunojmë, dhe duam t’i zgjidhim problemet që ekzistojnë në Europë.” Krerët e BE-së janë mbledhur për herë të parë në një samit pa Britaninë e Madhe për të arritur një ristartim të unionit dhe rifitimin e besimit të qytetarëve europianë.

Në samit diskutohet “Axhenda e Bratislavës”, ku prioritet janë siguria dhe kapacitetet e mbrojtjes. Në këtë fushë pritet të konkretizohet krijimi i një unioni të përbashkët me një shtab të përbashkët mbrojtjeje. Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni kishte mbështetur më parë një strategji të përbashkët në fushën e mbrojtjes, një lloj “Shengeni të mbrojtjes”. Prioritet tjetër është edhe e ardhmja sociale dhe ekonomike e Europës si edhe shkëmbimi kulturor në BE.”

Kriza ekzistenciale e Europës

“Europa ndodhet në një pikë shumë vendimtare”, tha Merkel në konferencë shtypi në Paris të enjten, pas takimit me presidentin francez, Hollande. “Besoj se kemi nevojë për një axhendë të qartë”. Edhe presidenti Hollande u shpreh se me largimin e Britanisë së Madhe kemi të bëjmë me një krizë fundamentale të Europës. “Ne i njohim sfidat, e dimë se çfarë rrezikohet.”

Dy ditë më parë, ishte kreu i Komisionit Euriopian Jean-Claude Juncker që dha sinjalin se ku do të shkojë Europa. Nuk do të ketë thellim të mëtejshëm të unionit. Europa që ndodhet në një krizë ekzistenciale duhet të ofrojë rezultate konkrete për qytetarët e saj: Juncker kërkon të dyfishojë fondin e investimeve që të shihen rezultate konkrete për qytetarët. “Nuk mund të pranoj që kjo është gjenerata e parë që do të jetë më e varfër se prindërit e vet”, tha Juncker.

Siguri për qytetarët europianë

Qytetarëve europianë që ndjehen të pasigurtë pas valës së emigracionit – BE synon t’u tregojë që di t’i mbrojë dhe kontrollojë kufijtë e saj. Që në tetor rreth 200 policë kufitarë të Frontex do të kontrollojnë kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Po ashtu do të ngrihet edhe një sistem i ri informacioni për udhëtimet që do të regjistrojë e verifikojë nëse dikush ka të drejtë të hyjë në BE. Nga ana tjetër do të forcohet Europoli.

Para samitit politikani i CDU-së, Elmar Brok është shprehur se Bashkimi Europian duhet të bëhet më efektiv. Kreu i Komisionit të Jashtëm të BE-së në Parlamentin Europian kërkoi pas largimit të britanikëve, përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe atë të jashtme. Brok paralajmëroi shtetet anëtare nga ujditë e veçuara me shteteve duke anashkaluar institucionet e BE-së. Edhe europarlamentari gjerman, konservatori Martin Weber u shpreh se duhet më shumë kompromis brenda Europës. “Njerëzit presin që t’i japim fund grindjes.” Më shumë unitet dhe efektivitet pret kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz. Para samitit ai tha për “Spiegel” se “pres nga 27 vendet anëtare një sinjal, se ne qëndrojmë bashkë, megjithë problemet dhe temat kontroverse.”

Bratislava është sot “qyteti më i ruajtur i Europës”, ka thënë zëvendëspresidenti i policisë sllovake, Jaroslav Malik për DPA. Kryeqyteti sllovak ka një arsye të fortë për t’u kthyer në fortesë. Sllovakia, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, është mikpritësja e samitit të radhës së Bashkimit Europian.

Next Post
(VIDEO) ITALI/ Shkatërrohet banda e drogës, shqiptarët koka e trafikut

(VIDEO) ITALI/ Shkatërrohet banda e drogës, shqiptarët koka e trafikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

September 21, 2026
“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

September 21, 2026
Akuzat për mashtrim dhe krijimin e një grupi kriminal, shoqërohet ish-kandidati për president në Rumani!

Akuzat për mashtrim dhe krijimin e një grupi kriminal, shoqërohet ish-kandidati për president në Rumani!

September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e çojnë ligjin e pagave në Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e votimit të Parlamentit!

September 21, 2026
Tragjike në Itali, humb jetën në aksident futbollisti 15-vjeçar shqiptar! U përplas kur kthehej me biçikletë në shtëpi, shokët mesazh prekës: Fluturo lart, bomber!

Tragjike në Itali, humb jetën në aksident futbollisti 15-vjeçar shqiptar! U përplas kur kthehej me biçikletë në shtëpi, shokët mesazh prekës: Fluturo lart, bomber!

September 21, 2026
Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

“Bëra një gabim dhe më vjen keq!”- Hetimet ndaj Granit Xhakës, reagon kapiteni shqiptar i Zvicrës: S’kisha besim te vaksinat kundër COVID!

September 21, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Bojkoti i kushton ‘shtrenjtë’ avokatëve, GJKKO gjobit 15 prej tyre! Rregullorja e gjykatës fut në kaos sistemin, kufizon edhe punën e medias

September 21, 2026
“Bleona Mata është gjallë dhe ndodhet në…!”- Trondit avokati: Tani është studente ekselente, e birësuar nga një çift! Nuk do e lëmë me kaq

“Bleona Mata është gjallë dhe ndodhet në…!”- Trondit avokati: Tani është studente ekselente, e birësuar nga një çift! Nuk do e lëmë me kaq

September 21, 2026
Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

September 21, 2026
Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com