• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Arkeologët zbulojnë tumë në Himarë, i përket periudhës së bronzit dhe hekurit

by Java News
12/11/2023 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkeologët shqiptarë zbuluan në shtratin e përroit të Koramit në Himarë tumën e tretë ilire, që konsiderohet nga studiuesit si një nga monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.

Tuma e tretë u zbulua pranë varrezës tumulare të Himarës, të cilat quhen të tilla pasi janë varre të ndërtuara në kodër.

“I përket periudhës së bronzit, ajo ka një rëndësi kulturore shumë të madhe qoftë për hartën e të gjithë Shqipërisë, janë këto varre që i japin një rendësi të veçantë kësaj zone por normalisht edhe dokumentimit të te gjitha varreve si dhe objekteve që janë gjendur brenda varreve, siç ishin përveçse skeleteve ishin dhe një majë heshte dhe një enë balte, të cilat do të jenë pjesë e studimit dhe më pas e muzeumit qoftë në Bashkinë Himarë qoftë në muzeun e Vlorës”, thotë Orgest Feimi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.

Përveç elementëve unikale të arkitekturës së ndërtimit të këtyre varreve, drejtori i trashëgimisë kulturore të Vlorës tregon rëndësinë e këtij zbulimi edhe për vetë zonën e Himarës.

“Ky gërmim ashtu siç ne e kemi thënë dhe më parë ka filluar që prej vitit 2018, ku është zhvilluar fillimisht tuma e parë ilire gjatë derdhjes së përroit  të Koramit më vonë pasi  u dokumentua kjo tumë ne kishim dyshime për një tumë të dytë të ndodhur atje, u zbulua tuma e dytë në vitin 2020 dhe gjatë vëzhgimeve arkeologjike që kemi bërë në të gjithë zonën u identifikua se atje kishte ende blloqe varri të spostuara nga pjesa e erozionit”, tregon ai.

Arkeologët shpresojnë që në këtë zonë të zbulojnë edhe elemente të vendbanimeve ilire, të cilat gjithashtu do të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme arkeologjike.

“Pritshmëritë tona janw shumë të larta sepse në aktualisht kemi zbuluar vetëm varret e ilirëve por sigurisht që aty janw dhe vendbanimet e tyre në duam të studiojmë të gjithë zonën sepse po flasim për një kulturë pre-historike 3500-vjeçare me një rëndësi të veçantë për zonën e Himarës”, shprehet ai.

Ky është një zbulim i rëndësishëm i cili dhe një herë dëshmon dhe vërteton rëndësinë e zonës së Himarës dhe tumat ilire të gjetura në këtë zonë

/f.s

Next Post
“The making of Albanians”

Tragjedia e një “të panjohuri”, emigrantët dhe paradoksi i jetës sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In