• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia e një “të panjohuri”, emigrantët dhe paradoksi i jetës sonë

by Ben Andoni
12/11/2023 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak orë më parë, një nga futbollistët më të talentuar, i cili luante në Superligë, lojtar i Egnatias u nda nga jeta. Raphael Dwamena, lojtar i përfaqësueses së Ganës, ndërroi jetë

pas një ataku kardiak në fushën e futbollit. E përfundoi jetën aty, ku thurte me gjasë të gjithë ëndrrat e tij për të ardhmen, kushedi se në ccfarë kampionati cilësor evropian. Me një profil të spikatur në jetën sportive shqiptare, i ndjeri tregoi menjëherë cilësitë e larta si golashënues, me golat e shënuar në Superligë dhe lojën. Ashtu, si ndodh pas ngjarjeve të tilla, pas ditirambeve për të ndjerin do të nisin mbase dhe problematika për peshën e stërvitjes, nivelin dhe mungesën e kontrollit të duhur mjekësor. Në fakt, situata të tilla janë shumë e më shumë të pranishme, por në këtë rast janë të tepërta. Iku një njeri. Eriksen, futbollisti i përfaqësueses së Danimarkës dhe lojtari United u përplas njësoj në fushë, por mbase një varg më i shumtë mundësish dhe arsyesh e mbajtën në jetë. Duke ndarë një ngushëllim të sinqertë për familjen e lojtarit, një gjë të vjen ndërmend në këto ditë mbushur me mllefe për emigrantët, kampet e parafolura të Shqipërisë, politikat: Jeta është fare e shkurtër. Dwamena na e konfirmoi në vitin e 28-të të jetës. Dhe, kjo është tragjedi e vërtetë, jo ata që paraqiten në SPAK prej korrupsionit të frikshëm dhe, ata që përfundojnë pas hekurave prej zullumeve, që as vetë nuk i marrin me mënd. Këtë duhet të kuptojnë sot politikanët për atë nivel frikshmërisht të egër, që i kanë dhënë në tre dekadat e fundit shoqërisë shqiptare. Urrejtje; ofendime; blasfemitë, që nuk rreshtin; protagonizmi i lodhshëm i Ramës; monotonia dhe cinizmi i retorikës së Berishës dhe lajmet pafund të krimeve (shoqëria jonë i prodhon me aq shumë dëshirë dhe me një panginje për të dëgjuar të keqen) na tregojnë sesa pak e respektojmë jetën. Duket sikur ne mendojmë për një përjetësi, ndërkohë që jemi thjesht kalimtarë në këtë jetë. Pa dashur të shkojmë në përcaktime filozofike: Mendimtarët arrijnë shpesh të gjithë afër një përcaktimi: Ironia e jetës sonë është të çlirohemi nga ankthi i vdekjes dhe mbi të gjitha llahtarit të zhdukjes së plotë, që shpesh na vinë para syve. Edhe nëse artikulohet si leksik nga gjithnjë e më shumë prej disa politikanëve tanë, duket se më shumë bëhet si ngjyresë për të treguar “koncepte” të tyre sesa realisht konkluzione që vijnë pas gjykimeve. Ja pse mbase ofendimi është i natyrshëm tek ne, protagonizmi fals aq bezdisës, retorikat aq boshe për demokracinë, kurse rendja pas një zhurmnaje për parimet, një frikë reale për t’i shpëtuar asaj të pashpëtueshmes.

Në Urdhrin e tij, Shën Benedikti i kërkoi njëherë murgut, që e shoqëronte më së shumti në rravgimet e tij që “ta mbante vdekjen çdo ditë para syve”. Sipas tij, kujtimi i vdekjes na ndihmon të jetojmë më mirë në këtë jetë dhe është më efektive kur bëhet çdo ditë. Kaq mund të mjaftonte për këtë dhunë verbale dhe joverbale, që e shoqëron jetën tonë për çdo ditë dhe ku politikanët, atyre që u delegojmë votën, nuk na e plotësojnë dot qetësinë dhe një jetë normale. Ne jetojmë paradoksin e pakuptimit të jetës, duke i ikur nga frika vdekjes dhe jo duke e pritur, siç na takon.

Vetëm, se një vdekje e tillë si e talentit Dwamena të trand, për të fillimisht, pastaj të rinjtë si ai, njësoj edhe për emigrantët e shumtë që edhe në fatkeqësinë e ikjes, bëhen ushqim propagandë për protagonizmin e politikanëve. (Javanews)

 

Next Post
Empoli mposht Napolin, Etrit Berisha bëhet “hero” i ndeshjes

Empoli mposht Napolin, Etrit Berisha bëhet “hero” i ndeshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com